E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria, hetim mbi grabitjen e argjendarisë

 

TIRANË- Burime të Prokurorisë së Tiranës kanë nisur të hetojnë mbi materialet e sekuestruara nga policia në lidhje me grabitjen e argjendarisë në Tiranë, ku mbeti i plagosur pronari i argjendarisë Dashamir Leka. Burime nga ky institucion bëjnë të ditur se autorët e ngjarjes pranë sheshit 'Sulejman Pasha', ende nuk janë identifikuar, megjithatë grupi hetimor ka nisur shqyrtimin e materialeve të administruara për të zbardhur më tej ngjarjen. Gjithçka që mund të thuhet deri në këtë moment është se në grabitje kanë qenë 2 persona në moshë të re, të cilët kanë konsumuar veprat penale të 'vjedhjes së mbetur në tentativë' dhe 'plagosje të lehtë me dashje'. Disa ditë më parë policia ka shoqëruar mbi 10 persona të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen e grabitjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›