E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria: Me këto akuza nuk ia bllokojmë dot

02/09/2009  Pasuria e Dritan Dajtit

TIRANE- Prokuroria për Krime të Rënda nuk mund të sekuestrojë pronat e 38-vjeçarit Dritan Dajti, pasi akuzat që janë ngritur në ngarkim të tij, nuk parashikojnë një gjë të tillë. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë organit të akuzës shqiptare, të cilat thanë se në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për zbardhjen e grupit kriminal të Dajtit, një rëndësi e veçantë po i kushtohet edhe verifikimeve të pronave dhe pasurisë së tij. Ekspertët shprehen se kjo procedurë është formale pasi bllokimi i pasurisë nuk mund të kryhet me veprën penale të vrasjes. Ligji për sekuestrimet tregon qartë se pasuria e një personi të arrestuar, bllokohet vetëm atëherë kur atij i provohet akuza e trafikut të drogës, trafikut të armëve, prostitucionit si dhe drejtimit të organizatave kriminale. Prokurorët thanë se në qoftë se për Dritan Dajtin do të gjenin prova që e implikonin atë në këto akuza, atëherë do kërkohej sekuestrimi i pasurisë së tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›