Replika në distancë prokurori - të pandehur
Dështon seanca e parë për vlerësimin nga gjykata të kërkesës së Armand Telitit dhe Andi Tomës për të hedhur poshtë zgjatjen e hetimeve për rrugën Durrës-Kukës. Shkak është bërë mungesa e prokurorit Arben Kraja. Dy të pandehurit kanë deklaruar se mosardhja e prokurorit është realizuar me qëllim. Por menjëherë ka ardhur edhe reagimi i prokurorisë. Zëdhënësja Holta Zhiti tha se prokurori ndodhet me ftesë në Forumin e Krans-Montanës në Paris dhe se kërkesa e gjykatës për paraqitjen e tij ka mbërritur pasditen e së mërkurës. Teliti dhe Toma kanë këmbëngulur se hetimi i akuzës për këtë çështje është politik.