E Diel, 1 Nëntor 2026

Invalidët 2 muaj pa pension

02/02/2005  FIER - Personat me statusin e paaftësisë në qytetin e Fierit, përsëri enden në dyert e rajoneve dhe Bashkisë së Fierit për marrjen e pensionit të tyre për 2 muaj. Janë 1030 persona, që gëzojnë këtë status në këtë qytet, por ata sërish ndihen në vështirësi ekonomike, pasi nuk kanë marrë pensionet për muajt dhjetor-janar. Drejtuesi i zyrës së shërbimeve sociale për Qarkun Fier, Pëllumb Llakaj, është shprehur: “Në lidhje me vonesat e pagesës për muajt dhjetor-janar, mendoj se kjo vonesë ka ardhur si

rezultat i mbingarkesës që ka patur buxheti i shtetit,

ku si zakonisht në çdo fundviti ndodh. Por ne kemi marrë

konfirmim se ditën e hënë ky fond është bllokuar për

llogari të kësaj kategorie njerëzish dhe është nisur

për në rrugë zyrtare”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›