E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria; Pushohen hetimet për biznesmenin Damir Fazlliç



Pushohen hetimet ndaj biznesmenit anglo-boshnjak, për mungesë provash. Prokuroria u bë lolo e sulmeve të miqve të Ramës, që kishin frikë nga konkurrenca në Porto-Romano. Kush përgjigjet për dëmin e shkaktuar moral-financiar (bllokimi, sulmi mediatik i shfrenuar)? Kush duhet të paguajë nëse ai hap gjyq ndaj Shqipërisë? Këto janë pyetjet që shtrohen natyrshëm pas vendimit të marrë dje nga Prokuroria e Tiranës, e cila nuk pati kurajë të japë asnjë shpjegim rreth këtij vendimi, edhe pas insistimit të vazhdueshëm të medias për këtë informacion. I pyetur në linjë telefonike lidhur me pushimin e hetimeve për biznesmenin Damir Fazlliç, kreu i seksionit të Njësisë Task-Force, Altin Dumani, u shpreh se nuk kishte koment, ndërkohë që nga Prokuroria e Përgjithshme reaguan zyrtarisht se nuk kishin dijeni rreth këtij vendimi. Prokurorët e çështjes kishin vendosur të shtynin edhe një muaj hetimet për Fazlliç, por avokatët kanë ndërhyrë në kohë për të kundërshtuar një veprim të tillë, duke kundërshtuar në gjykatë shtyrjen e hetimeve. Ndërsa 5 muaj më parë, gjyqtari Artan Broci, jo vetëm që hoqi nga sekuestro pronat e biznesmenit anglo-boshnjak, por i cilësoi si të paligjshme edhe hetimet ndaj tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›