Mbyllet hetimi për pastrim parash
Fazlliç
TIRANE- Prokuroria e Tiranës, nëpërmjet njësisë së Task- Forcës, vendos të pushojë përfundimisht hetimin ndaj biznesmenit serbo- boshnjak Damir Fazlliç, për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale.
Shkak i mbylljes së afateve të hetimit, sipas burimeve të prokurorisë, ka qenë skadimi i afatit të hetimit që kryheshin ndaj Fazlliç, i cili po hetohej për transferta të dyshimta parash pas shitjes së kompanive të tij në Shqipëri. Shkak është bërë mungesa e informacioneve të kërkuara nëpërmjet letërporosive të derguara nga organi i akuzës në drejtim të Bosnjes, Qipros dhe Zvicrës.
Nga shteti qipriot hetuesit kërkuan të dhëna për kompaninë "Altaria Research Limited". Sipas hetimit, kjo kompani dyshohej se kishte kryer pastrimin e parave të Fazlliç. Kjo pasi biznesmeni i njohur si mik i afërt i kryeministrit, kishte blerë kompaninë "Crown Acquisitions"" në një vlerë prej rreth 1,7 milionë euro.
Nga Zvicra u kërkuan të dhëna për disa llogari bankare që dyshoheshin se administroheshin nga Fazlliç. Hetuesit ishin në pritje ne pritje të pergjigjeve të letërporosive, që ata kishin dërguar në vendet e mësipërme, kjo procedurë shkaktoi edhe vonimin e hetimit duke sjellë edhe skadimin e afateve.
Kjo detyroi prokurorinë të mbyllte edhe hetimin, duke mos vendosur të çonte në gjykatë dosjen hetimore të përgatitur për këtë qëllim. Në këtë mënyrë të gjitha pronat e Fazlliç të sekuestruara nga prokuroria në Durrës, duhet t'i rikthehen të zotit.