E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosin klientin për prostitutën

Policia arreston tutorët e dyshuar për plagosjen e një personi. Tentoi të kryente mardhënie seksuale "me dhunë"me prostitutën gjatë ciklit

TIRANE- Tutorët plagosin një klient, që tentoi të kryejë marrëdhënie seksuale, me çdo kusht me një prostitutë e cila ishte në ciklin e menstruacioneve.


D. Agolli, 24 vjeç u plagos mbrapa Pallatit të Kulturës në kryeqytet, nga dy të rinj, duke marrë disa plagë në trup. Sipas policisë autorët e plagosjes së Agollit, Saba Kovaçi 20 vjeç banues në Tiranë dhe Nezir Mustafaj, 26 vjeç, banues në Elbasan, kanë sulmuar të riun me thikë duke e lënë të plagosur me disa plagë në trup.


Burime nga policia e kryeqyteti tregojnë se shkak i plagosjes së Agollit është bërë një prostitutë, ku i plagosuri ka tentuar që të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, por kjo e fundit ka njoftuar tutorët e saj që kanë ardhur menjëherë në qendër të kryeqytetit ku ndodhi ngjarja.


Me të ardhur në vendin ku njihet nga të gjithë, që frekuentohet nga përdoruesit e drogës dhe femra që prostituojnë, mbrapa Pallatit të Kulturës, dy të rinjtë pas një debatit të ashpër, kanë sulmuar menjëherë Agollin duke e lënë të plagosur.


Pas plagosjes me thikë, agresorët janë larguar për t'i shpëtuar policisë, por vetëm për disa orë. Plagosja ka ndodhur në prani të disa personave të tjerë të cilët kanë njoftuar policinë për ngjarjen. Me mbërritjen në vendin e ngjarjes, uniformat blu kanë pyetur kalimtarët e rastit të cilët kanë parë nga afër sulmin ndaj Agollit.


I riu pas plagëve që ka marrë është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak dhe sipas mjekëve pas ndihmës që ka marrë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Agolli vazhdon që të jetë nën kujdesin e mjekëve në spital derisa të mos ketë më probleme shëndetësore.


Policia e Tiranës, konfirmoi dje se lidhur me këtë ngjarje është bërë i mundur arrestimi i të dy autorëve të plagosjes, në Babrru të Tiranës, nga specialistët e Seksionit Kundër Krimëve në policinë e kryeqytetit.


Dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale "vrasjes me dashje" e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë. Policia e kryeqytetit po heton motivin që kanë shtyrë dy të arrestuarit të sulmojnë me thikë Agollin nga Tirana.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›