Prokuroria dërgon në gjykatë 92 qytetarë të akuzuar si mashtrues
Akuzohen se kanë mashtruar në dokumentacion, sigurime dhe në kredi. Rastet kur mashtrimi kthehet në vepër penale dhe sa rrezikojnë ata që e kryejnë
Laureta Rryçi
Tiranë - Pasojat e mashtrimit mund të jenë aq të rënda, sa rrezikon të kthehesh në një të pandehur duke u cilësuar ligjërisht mashtrues. Gjatë këtyre tre muajve, Prokuroria e Tiranës ka dërguar 92 dosje në gjykatë për t’u gjykuar me akuzën për mashtrim. Burime pranë Gjykatës shpjegojnë për gazetën “Albania” se këtë vit numri i këtyre dosjeve ka ardhur duke u rritur dhe duke shënuar kështu edhe rritjen e numrit të qytetarëve që kanë mashtruar ose që kanë tentuar të mashtrojnë. Të njëjtat burime shpjegojnë se qytetarët që kryejnë këtë vepër penale rrezikojnë të dënohen me burg ose me gjobë. Megjithatë, jo gjithmonë mashtrimi përbën një vepër penale. Legjislacioni shqiptar ka përcaktuar pesë raste kur mashtrimi duhet të konsiderohet si vepër penale.
Dosjet
Institucioni i akuzës publikon shifra që tregojnë rritjen e numrit të kallëzimeve për qytetarët që rezultojnë mashtrues. Sipas specialistëve në Prokurori, këto dosje zgjasin rreth gjashtë muaj në hetime dhe më tej dërgohen në gjykatë, pasi në shumicën e rasteve rezulton të provohen në një kohë të shkurtër. Më tej është gjykata ajo që shqyrton materialet e grumbulluara nga prokuroria dhe vendos nëse qytetari do të dënohet për veprën penale të mashtrimit. Sipas dosjeve që janë dërguar për gjykim rezulton se qytetarët kanë mashtruar për dokumente, kredi, për të përfituar një pension sa më të mirë etj. Këtë vit, numrin më të madh të këtyre dosjeve për mashtrim e kanë shumë pensionistë, të cilët i janë gëzuar për disa vite një pensioni që nuk u takonte. Shumë prej tyre jo vetëm që janë cilësuar si të pandehur, por rrezikojnë burg dhe gjobë.
Penalizimet
Mashtrimi konsiderohet në disa raste vepër penale. Sipas Legjislacionit shqiptar, në të cilin bazohen edhe gjyqtarët kur japin vendime, ka disa lloje mashtrimesh të dënueshme. Këto cilësohen si të tilla për pasojat që mund t’i sjellin buxhetit të shtetit. Kur dosja mbërrin në gjykatë, të pandehurit e pranojnë akuzën duke i kërkuar gjykatës mëshirë për të përfituar gjykim të shkurtuar. Gjyqtarët deri tani kanë dhënë vendime me burg dhe me gjobë. Në ato raste kur janë dhënë me burg, një pjesë e mirë e të pandehurve kanë kërkuar konvertimin në lekë.
Llojet e mashtrimeve për të cilat dënohesh
Mashtrimi në dokumente
Mashtrimi me sigurime
Mashtrimi me subvencione
Mashtrimi në kredi
Mashtrime me veprat e artit dhe kulturës
31 Mars 2009