Balla: “Topalli hodhi baltë mbi bashkëpunimin e opozitës për hyrjen në NATO”
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka kritikuar kryeparlamentaren Topalli duke theksuar se ka hedhur baltë mbi çështjen e bashkëpunimit për arritjen e madhe të hyrjes së Shqipërisë në NATO. Balla e ka cilësuar si të pamundur integrimin në Aleancë, pa angazhimin e opozitës për dialog dhe konsensus. “Mos na mohoni të drejtën e kontributit tonë të pazëvendësueshëm, pasi ky është detyrimi ynë moral dhe politik. Ne jemi këtu për t’u shërbyer shqiptarëve, sot në opozitë dhe nesër në qeveri”, - theksoi Balla. Zëvendëskryeministri Genc Pollo ka hedhur poshtë akuzat e deputetit socialist, Taulant Balla, duke theksuar se “Shqipëria në NATO” është meritë politike ku nuk ka munguar kontributi i opozitës. Pollo deklaroi se qeveria çmon kontributin e opozitës.
31 Mars 2009