Prokuroria e Milanos: Truri i rrjetit të drogës, një shqiptar
Në krye të bandës ishte shqiptari me inicialet Z. N., me banim në Guaxante. Organizata, degë të trafikut në Francës, Holandë, Zvicër, Gjermani e Shqipëri
Policia italiane ka dhënë sqarime dy ditë më parë rreth një operacioni të madh antidroge që u ndërmor në veri të Italisë, ku u arrestuan 49 veta, shumë prej të cilëve shqiptarë. Operacioni u ndërmor pas hetimeve të gjata dyvjeçare, ndërsa organizata kriminale e shpërbërë kishte degë të trafikut të saj të drogës edhe në Alsasë të Francës, në Holandë, Zvicër, Gjermani e Shqipëri. Gjatë kontrolleve u sekuestruan 25 kg kokainë. Sipas Prokurorisë së Milanos, në krye të kësaj bande ishte një shqiptar me inicialet Z. N., me banim në Guaxante, i kërkuar për trafik droge edhe në Bazel të Zvicrës. Ai e siguronte heroinën nga Shqipëria dhe kokainën nga Holanda, falë lidhjeve që kishte me bashkatdhetarë të tij. Ky është i treti operacion radhazi antidrogë ku protagonistë të grupeve kriminale janë shqiptarë.
Operacioni “Ramazan”
Pak ditë më parë 20 shqiptarë kanë përfunduar në pranga po në Itali gjatë një operacioni antidrogë të Policisë italiane. Bashkë me personat e arrestuar Policia italiane ka sekuestruar edhe 32 kilogramë drogë, 5 automjete dhe 62 mijë euro. Policia e provincës Luka, që kreu këtë operacion të quajtur “Ramazan”, e kishte në hetim prej kohësh këtë bandë shqiptare, ku gjithsej ishin 30 persona të hetuar për trafik kokaine dhe heroine. Droga vinte nga Holanda dhe kishte mbërritur në Itali me destinacion final provincën Luka, por edhe provincat e tjera, Pistoja dhe Masa. Ndërkohë bëhet e ditur se kreu i kësaj organizate quhet A. L., 40 vjeç, banor në Segrominjo in Piano, i cili aktualisht nuk ndodhet në Itali, por në Shqipëri. Ai ishte burgosur dhe dëbuar nga Italia në vitin 2007. Por pavarësisht nga kjo, ky person vazhdon të drejtojë trafikun drogës falë kontakteve të forta që mban në veri të Europës për të trafikuar drogën drejt Italisë. Hetimet për këtë bandë kanë nisur që në vitin 2007, kur tre shqiptarë u arrestuan dhe një sasi droge u konfiskua. Ndërkohë nuk bëhen të ditura emrat e 20 shqiptareve të arrestuar së fundi.
Operacioni “Milot”
15 të arrestuar ishte bilanci i një operacioni kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, e llojit heroinë, mes Shqipërisë, Bullgarisë dhe Italisë. Operacioni është koduar “Milot” dhe urdhër-arrestet janë prerë nga prokurori i Prokurorisë së Milanos. Mediat italiane raportuan se të arrestuarit janë të moshës 22-42 vjeç. Hetimet kanë zgjatur një vit dhe prokuroria dhe autoritetet e Drejtësisë kanë bashkëpunuar dhe me Prokurorinë e Antimafies. Gjatë kësaj kohe Policia italiane kishte sekuestruar 90 kg heroinë të tipit “rown sugar”, 77 kg heroinë gati për shpërndarje dhe një pistoletë.
9 Dhjetor 2008