Zgjedhjet në PD, kryesia ende nuk ka përcaktuar kalendarin
Nuk dihet se kur do të zhvillohen zgjedhjet në seksionet e PD-së. Mustafaj: “I paqartë është edhe përcaktimi i numrit të delegatëve”
Shaban Sulçe
Ndërsa gjithnjë e më shumë po flitet për zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike për Degën e Tiranës, madje janë shpallur edhe kandidaturat, përgatitjet për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve duket se po çalojnë. Shkak për këtë është bërë vonesa në kohë e kryesisë së Partisë Demokratike për hartimin e kalendarit për zgjedhjet për kreun e PD-së së Tiranës. Kalendari konsiston në aktivitete, zgjedhjet në seksione dhe zhvillimin e zgjedhjeve përfundimtare për kreun e degës së Tiranës. Madje, askush nuk e ka të qartë se si do të bëhet përcaktimi i delegatëve dhe se sa do të jetë numri përfundimtar i tyre. Këto shqetësime janë bërë dje të ditura nga kandidatura kryesore për drejtimin e PD-së së Tiranës, ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj.
Kryesia
Pak kohë më parë, Kryesia e Partisë Demokratike zhvilloi një mbledhje ku u përcaktuan anëtarët e kryesisë, të cilët do të mbikëqyrnin zgjedhjet në seksionet dhe nëndegët e PD-së së Tiranës. 11 anëtarë kryesie, prej të cilëve gjashtë ministra të kabinetit qeveritar, u caktuan që të merreshin me organizimin e fushatës zgjedhore dhe të procesit zgjedhor në degën më të madhe të PD-së. Duket se rëndësia e këtij procesi zgjedhor brenda PD-së ka nxitur kryesinë e kësaj partie që të mbikëqyrë me seriozitetin maksimal fushatën zgjedhore dhe të gjithë procesin zgjedhor, që pritet ta ketë kulmin në muajt e parë të vitit të ardhshëm, kur pritet të zgjidhen kryetarët e degëve. Por rëndësinë më të madhe natyrisht që e mbajnë zgjedhjet për postin e kryetarit të PD-së së Tiranës. Pikërisht për këtë arsye, Kryesia e PD-së ka miratuar emrat e 11 anëtarëve të saj, të cilët do të merren me organizimin e zgjedhjeve, fillimisht në seksione dhe më pas për postin e kryetarit të degës.
Kandidaturat
Katër emra të njohur në radhët e selisë blu kanë shpallur kandidaturën e tyre për të qenë në krye të degës së Partisë Demokratike për Tiranën. Tre nga kandidaturat janë deputetë të PD-së në Kuvendin aktual. I pari që shpalli synimin për të drejtuar PD-në e Tiranës ishte ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, i cili vetëm pak muaj pasi dha dorëheqjen nga ky post vetëshpalli kandidaturën duke shpalosur edhe programin e tij për drejtimin e degës më të madhe të PD-së. Në deklaratat e dhëna për median, Mustafaj ka lënë të nënkuptohet se nuk është konsultuar me kryeministrin dhe kreun e PD-së, Sali Berisha. Kandidatura e dytë është ajo e deputetit Edi Paloka, i cili mesa duket është përzgjedhur pikërisht për të rivalizuar kandidaturën e Mustafajt. Paloka ka kundërshtuar mënyrën se si Mustafaj ka shpallur kandidaturën e tij, duke thënë se janë seksionet e partisë ato që duhet të propozojnë kandidatët për drejtimin e PD-së së Tiranës. Një tjetër kandidaturë e vetëshpallur ka qenë ajo e kreut të KESH-it, Gjergj Bojaxhi, i cili duket se gëzon bekimin e kryeministrit Berisha në garën për kreun e PD-së së kryeqytetit. Kandidatura e katërt është ajo e ish-ministrit të Drejtësisë, Aldo Bumçi.
9 Dhjetor 2008