Prokuroria, fletëthirrje për gjyqtarin pa imunitet
Prokuroria e Tiranës i ka dërguar fletëthirrjen e parë gjyqtarit të Elbasanit, Qani Hasa, i cili duhet të japë shpjegime para hetuesve nën akuzat për ryshfet dhe mitëmarrjes. Gjyqtari i pezulluar duhet të paraqitet në zyrat e akuzës kryeqytetase në fillim të javës së ardhshme ku do të pyetet nga njësia Task-Forcë, në lidhje me një denoncim nga një qytetar që e akuzonte njeriun e ligjit se ka marrë tre milionë lekë të vjetra, në këmbim të përgjysmimit të dënimit për të pandehurin Geron Toska. Burime nga akuza kryeqytetase thanë se Hasa do të thirret në prokurori në cilësinë e personit ndaj të cilit po kryhen hetime. Por zyrtarët e akuzës nuk saktësojnë nëse ndaj gjyqtarit do të ngrihen akuza apo jo. "Gjithçka është nën hetim. Po verifikojmë vërtetësinë e CD-së me përgjime dhe më pas do të saktësojmë nëse provat kanë apo jo vepër penale", pohuan hetuesit e çështjes.
Hetimi për gjyqtarin
Sipas prokurorisë, hetimi për gjyqtarin, Qani Hasa, do të kryhet si për të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë, pasi ai nuk gëzon asnjë lloj imuniteti. Ata deklarojnë se veprimi i KLD-së, që me kërkesë të Prokurores Ina Rama i hoqi imunitetin, i hap rrugë hetimit të plotë dhe të gjerë për mitëmarrjen dhe ryshfetin.
Krahas gjyqtarit të Elbasanit, Hasa, që akuzohet për mitëmarrje, hetuesit po përqendrohen edhe në zbulimin e personit që i ka servirur gjyqtarit në fjalë para, i cili është nën hetim. Burimet nga Prokuroria e Tiranës deklarojnë se denoncuesi me inicialet I.H., rreth muajit qershor të këtij viti ka depozituar në Prokurorinë e Elbasanit një CD me përgjime ndaj gjyqtarit Qani Hasa. Më pas, këto materiale i kanë kaluar prokurorisë së kryeqytetit, pasi dosja në Elbasan kishte konflikt interesi. Në kryeqytet u regjistrua një procedim penal, por imuniteti që mbante gjyqtari ia vështirësonte punën prokurorisë për zbardhjen e ryshfetit. Në këtë mënyrë, akuza qendrore iu drejtua KLD-së, e cila vendosi heqjen e imunitetit. Por, problemi i hetimit të kësaj dosjeje konsiston në faktin se denoncuesi është zhdukur. Sipas burimeve nga prokuroria, dosja është regjistruar pa emër denoncuesi dhe tashmë do të bëhen të gjitha verifikimet për gjyqtarin në fjalë. Hetuesit e çështjes deklarojnë se gjyqtari Qani Hasa është nën hetim për veprat penale të mitëmarrjes dhe ryshfetit.
Dosja
Prova kryesore është CD-ja me përgjime dhe filmime. Sipas prokurorisë dhe përmbajtjes së CD-së, gjyqtari Hasa mori ryshfet nga të njohurit e të burgosurit Geron Toska, i cili gjykohej për veprat penale të mbajtjes dhe shitjes së lëndëve narkotike. Shuma që ka kërkuar gjyqtari Hasa, sipas burimeve nga prokuroria, ka qenë tre milionë lekë (të vjetra). Pas paraqitjes së provave dhe fakteve që implikonin gjyqtarin në fjalë, anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë kanë votuar heqjen e imunitetit dhe pezullimin nga detyra të gjyqtarit Qani Hasa, duke i hapur rrugë Prokurorisë së Tiranës ta hetojë për veprën penale të korrupsionit pasiv dhe marrjes së ryshfetit.