Prokuroria, hetim edhe për trafik armësh
Aferat e trafiku ndërkombëtar të armëve nëpërmjet kompanisë shtetërore "MEICO", që u bënë publike pas ngjarjes së Gërdecit, duket se do të jenë tani pjesë e procesit hetimor që ka nisur nga organi i akuzës. Kalimi i dosjes hetimore për ngjarjen e Gërdecit nga Prokuroria e Rrethit Tiranë, në zyrat e Prokurorisë së Përgjithshme, pritet t‘u hapë udhë edhe hetimeve lidhur me aferat e trafikut të armëve. Lajmi është bërë i ditur nga burime brenda Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat thanë për "Shqip" se deri tani nga grupi hetimor janë administruar në dosje të gjitha dëshmitë që biznesmeni Kosta Trebicka ka dhënë për mediat shqiptare. Të njëjtat burime saktësuan se pritet që Trebicka të merret në pyetje nga prokurorët, për të saktësuar deklaratat e tij, si dhe për të nxjerrë informacionet e nevojshme në dobi të hetimit të aferave të armëve nga ana e "MEICO"-s.
Topi tashmë ka kaluar direkt e në fushën e Kryeprokurores Ina Rama, e cila do të duhet të vendosë nëse të dyja çështjet, pra ajo e tragjedisë së ndodhur në Gërdec më 15 mars, dhe ajo e trafikut të armëve që doli në shesh pas kësaj ngjarjeje, do t‘i përfshijë në një dosje, apo do të vendosë që të hetohen të ndara. Ajo që dihet me siguri dhe që është konfirmuar nga burimet zyrtare, është se tashmë një prokuror i Krimeve të Rënda dhe një i grupit "Task Force" i janë bashkuar grupit të prokurorëve të Tiranës për të ndjekur në mënyrë specifike elementët që të çojnë në gjurmët e trafikut të armëve dhe municioneve luftarake. Ndërkohë, dosja e Gërdecit i është kaluar për kompetencë Prokurorisë së Përgjithshme, pasi në të janë zbuluar elementë të shpërdorimit të detyrës nga ana e ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediut, i cili është person me imunitet parlamentar.
Aferat e trafikut të armëve nga Shqipëria drejt Afganistanit, për të cilat u shkrua në shtypin shqiptar pas ngjarjes së Gërdecit, janë bërë edhe më të qarta pas botimit të një artikulli investigues në gazetën amerikane "The New York Times". Ky artikull madje ka vënë në lëvizje edhe kongresin amerikan, i cili ka nisur një proces për hetimin dhe verifikimin e kontratave të nënshkruara nga qeveria amerikane për këtë çështje.