E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria i kthen pronarëve 6 makina të vjedhura

Mjetet luksoze ishin vjedhur në Itali, Francë e Gjermani dhe përdoreshin në vendin tonë. Ndjekje penale për "pronarët"


TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme pas bashkëpunimit me autoritetet e drejtësisë italiane, gjermane dhe franceze, kanë bërë të mundur kthimin në këto tre vende të gjashtë automjetet e vjedhura dhe të gjetura në në Shqipëri.


Sipas burimeve të prokurorisë, dje është urdhëruar dhe lejuar t'i kthehen pronarëve të vërtetë këto makina, të cilat ishin identifikuar dhe gjetur në Shqipëri. "Pronarët" e tyre janë marrë në ndjekje penale.


Mësohet se tre makinat e tipit "BMË 535" dhe dy X5, të vjedhura në Itali janë gjetur në zonën e Tiranës, Shkodrës dhe Kurbinit. Pas identifikimit dhe bllokimit të tyre, ku edhe i është bërë një proces penal është konstatuar se përdoruesit i kishin blerë tek personat e tjerë, të cilët i kishin vjedhur në Itali.


Po e njëjta metodë është përdorur nga prokuroria edhe për dy makinat e vjedhura në Gjermani. Një makinë e tipit "Audi Q7" dhe një "Porsche Boxter" të cilat janë gjetur dhe bllokuar në Tiranë dhe Berat.


Gjithashtu, edhe këta dy makina i janë nënshtruar një procesi penal, që me vendim të Gjykatës është vendosur kthimi i tyre tek pronarët, të cilët me ndihmën e sigurimeve të makinave i kanë gjetur në Shqipëri. Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë së Përgjithshme, po në të njëjtin mënyrë i është kthyer pronarit francezë makina e tipit BMË 530", e cila është bllokuar në Krujë.


"Prokuroria e Përgjithshme konfirmon edhe një herë vullnetin e saj të plotë për kthimin e të gjitha automjeteve të vjedhura të gjendura në territorin e Shqipërisë dhe i bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të evitojnë blerjen e makinave në tregje informate dhe nga persona të palicencuar për kryerjen e një aktiviteti të tillë"-thuhet në përfundim të komunikatës zyrtare të lëshuar nga kryeprokurorja Rama.


Automjetet
Automjeti tip "PORSCHE BOXTER", e gjetur në Tiranë por e vjedhur në Gjermani
Automjeti tip "AUDI Q7", e gjetur në Berat por e vjedhur në Gjermani
Automjeti tip "BMË X5", e gjetur në Kurbin, e vjedhur në Itali
Automjeti tip "BMË X5", e gjetur në Shkodër e vjedhur në Itali
Automjeti tip "BMË 535", e gjetur në Kurbin e vjedhur në Itali
Automjeti tip "BMË-530", e gjetur në Krujë por e vjedhur në Francë

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›