Prokuroria kërkon mbylljen e rastit Strauss Kahn

Nga Express më 23 gusht 2011 në ora 16:30
Prokurori i ngarkuar për rastin e ish-drejtorit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss Kahn, i cili ishte i akuzuar për abuzim seksual, ka kërkuar nga gjykatësi që ta mbyll rastin.
Sipas avokatit të viktimës, Keneth Thomson, klientes së tij i është shkelur e drejta “për të marrë drejtësinë në rastin e përdhunimit”.
Pyetjet ishin ngritur mbi viktimën me prejardhje nga Guinea, pasi që u theksua se aplikacioni i saj për emigracionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është i rrejshëm.