E Shtunë, 31 Tetor 2026

City zyrtarizon Nasrin

Nga Express më 23 gusht 2011 në ora 15:39

Manchester City i ka siguruar më në fund shërbimet e Samir Nasrit. Mesfushori francez e ka lënë Arsenalin, për t’u bërë ‘Citizens’.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi londinez përmes uebfaqes së vetë zyrtare. Marrëveshja në mes të palëve tashmë është arritur, kurse përfaqësuesi francez do ta nënshkruajë kontratën porsa t’i kalojë vizitat mjekësore.

Mediat angleze shkruajnë se City ka paguar 20 milionë funte (23-24 milionë euro) për Nasrin, i cili mund të luajë edhe në Ligën e Kampionëve me ekipin e Roberto Mancinit, pasi nuk u paraqit në ndeshjen e parë me Udinesen, e as sonte, në lojën e kthimit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›