E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te gjitha vatrat e zjarreve jane vene nen kontroll

TIRANE - Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave informoi mbi situaten e shkaktuar nga zjarret e rena nje dite me pare, ne disa zona pyjore te vendit, ne baze te te dhenave nga Drejtorite e Sherbimit Pyjor ne rrethe. Zjarri qe perfshiu nje siperfaqe pyjore ne Malin e Cikes, mbi Palase, ne rrethin e Vlores, eshte vene nen kontroll. Behet e ditur se ne Palase jane perqendruar forca te sherbimit pyjor per mbajtjen nen kontroll te situates dhe moslejimin e perhapjes se flakeve drejt Parkut Kombetar, te cilat favorizohen nga era e forte. Gjate 24 oreve te fundit jane regjistruar zjarre dhe ne rrethet e Korces, Kavajes, Shkodres, Mallakastres dhe Kurbinit, te cilat jane shuar plotesisht. Sipas informacioneve, zjarri i rene rreth ores 15:30 ne ekonomine pyjore ne Krrabe-Bushat te rrethit te Pukes, eshte vene nen kontroll mbremjen e dy diteve me pare nga sherbimi pyjor, fale dhe reshjeve te shiut. Eshte duke u bashkepunuar me Ministrine e Brendshme per te rritur forcen zbuluese per keto raste.

Ndihma

Sherbimi i emergjencave civile, pret ndihme nga brigadat e mbeshtetjes rajonale, Forcat e Armatosura te Ushtrise, efektivat e Policise se Shtetit. Gjithashtu kerkohet ndihma dhe mbeshtetja dhe e sherbimi te urgjences mjekesore si dhe nga Sherbimi Pyjor, i cili i njeh me mire zonat ku pergjithesisht bien zjarret kryesore.

Sensibilizimi

Jane organizuar dhe takime dhe jane dhene direktiva per te gjitha drejtorite e emergjencave ne te gjithe territorin e vendit. Jane marre masa dhe sigurisht qe eshte kerkuar dhe ndihme nga vende te tjera, per gjate stines se veres. Ne shume raste nuk ka vleresim dhe angazhim nga komuniteti ku ka pasur raste te renies se zjarreve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›