Shpetim Ziza, mohoi te ishte vrasesi Gjykata burg per jete "monstres" Ziza
Gjykata e Peshkopise denoi me burgim te perjetshem 19-vjecarin Shpetim Ziza. Ky u denua per vrasjen e Bekim Cenges. I mituri u gjet 5 dite pasi kishte humbur. Policia, nje dite me vone, arrestoi Shpetim Zizen, si te dyshuar. Nderkohe, me pas nga togat e zeza, me 3 qershor te ketij viti, eshte denuar me burg per jete, duke u shpallur fajtor "monstra", qe akuzohej per akuzat e "perdhunimit" dhe "vrasjes me paramendimit", te femijes Bekim Cenga. Sipas hetimeve te kryera nga Prokuroria e Peshkopise, Ziza me daten 23 tetor te vitit 2007, pasi e kishte mashtruar vogelushin 10-vjecar, e ka larguar nga banesa dhe pasi e kishte perdhunuar, e ka goditur ne koke e me pas e kishte mbytur me lidhesen e kepuceve. Femija, i cili eshte gjetur afer perroit te fshatit Tomin, ka qene me shenja ne qafe dhe i dhunuar seksualisht. Vete Ziza, perpara oficereve te policise gjyqesore, ka pohuar se femija i ishte lutur qe mos ta vriste, ndersa ai e kishte goditur ne koke e me pas e kishte mbytur. Ndersa perpara gjykates, ai e ka mohuar autoresine e vrasjes se femijes, duke pretenduar se ishte rrahur. Mbrojtja e 19-vjecarit i kerkoi gjykates se klienti i tij ishte i semure mendor dhe i papergjegjshem per ate veprim qe kishte bere.
10 vjec
Ishte femija dibran, Bekim Cenga i zhdukur mesditen e 23 tetorit 2007, ndersa kthehej nga shkolla. Pese dite me vone, u gjet kufoma e tij dhe u prangos Ziza, adoleshenti-monster. Kerkimet per gjetjen e trupit zgjaten dhjete dite.
Frika nga hakmarrja
Uniformat blu masa per
mbrojtjen e dy familjeve
DIBER - Menjehere pas ngjarjes se rende te ndodhur ne Peshkopi, policia mori masa qe te shmangte hakmarrjen. Uniformat blu te policise lokale, benin patrullime te shumta ne zonat ku kishin shtepite dy familjet Cenga dhe Ziza. Por, pervec patrullimeve, policia ngriti dhe postblloqe ne rruget qe lidhnin dy familjet. Nderkohe, qe familja e te akuzuarit si autor te kesaj ngjarjeje, Shpetim Zizes u largua nga shtepia e tyre, per t'u shmangur nga hakmarrja. Dy familjet i kishin shtepite balle per balle dhe kjo mund te ndikonte qe te nxeheshin gjakrat. Familjaret e autorit nuk kane pranuar asnjehere qe djali i tyre te kishte bere kete vrasje. Ata kane deklaruar se djali i tyre nuk mund ta bente kete krim vetem, porse eshte shtyre nga persona te tjere.