Shtohen vatrat e zjarreve, dje dhe ne 4 rrethe
TIRANE - Zjarret kane vazhduar dhe dje te jene shqetesues ne shumicen e vendit. Pervec vatrave te dy diteve me pare, dje jane shtuar dhe disa te tjera, si ne Korce, Gjirokaster, Mallakaster etj. Zjarre kane rene dhe ne Puke dhe ne Kurbin, por keto te fundit jane vene ne kollaj nen administrim. Problemi me i madh per zjarrfikesit ka qene Darzeza, ku vatrat e flakeve paraditen e djeshme jane riaktivizuar, duke sjelle dhe nje situate alarmante per te gjithe forcat qe ndodheshin ne ate zone.
FIER
Hiri dhe ne disa vatra te vogla tymi ende aktiv, jane gjurmet qe kane mbetur pas zjarrit te se henes ne zonen e Darzezes ne Fier. Afro 100 pushues, te cilet kishin ngritur cadra ne pyllin e ketij fshati, kane braktisur pushimet, nderkohe qe kane lene pas nen flake gjithcka kane pasur me vete. Nderkohe, 10 banesa, qe ndodheshin ne kufijte e fshatit Darzeze, shume prane masivit me pisha, kane pasur deme ne katet e para te tyre. Banoret e ketyre shtepive te djegura te tregojne se kane shume deme ne banese dhe ne tesha. Por, demet me te medha i kane pasur ne kasollet e bagetive. Numerohen mbi 35 kasolle te shkrumbuara.
KORCE
Jane djegur dje, rreth ores 12:00, mbi 2 hektare te mbjella me grure ne fshatin Dritas, te rrethit te Korces. Shkak eshte bere shkendija e autokombajnes, teksa po punonte ne fushen me grure. Ka mjaftuar vetem ajo shkendije, qe ne pak minuta e gjithe fusha te perpihej nga flaket. Burime nga policia bejne te ditur se bashke me te eshte djegur dhe autokombajna. Fatmiresisht ka mundur te shpetoje vete kombajneri dhe banoret perreth kombajnes. Tri dite me pare, ne po kete fshat, u dogjen rreth 10 ha siperfaqe te mbjella me grure.
GJIROKASTER
Ne mesdite, nje vater e re zjarri eshte shfaqur ne zonen e Gjirokastres. Zjarri ka rene mbi fshatin Grapsh, ne zonen e Dropullit ne Gjirokaster. Burime nga policia bejne te ditur se flaket kane perfshire nje siperfaqe kullosore, nderkohe ne vendngjarje kane mberritur zjarrfikes te mbeshtetur nga policia dhe banore te zones, te cilet po punojne ne shuarjen e flakeve. Mendohet qe zjarri te jete aksidental dhe nuk flitet per zjarrvenie te qellimshme. Sipas burimeve, zjarri nuk rrezikon shtepi, pasi eshte larg zones se banuar.
VLORE
Pas zjarrit te madh qe pershkoi Orikumin dhe fshatin Dukat, jane shenuar deme materiale te medha. Rreth 550 ha te djegur ne Dukat, dy banesa tashme teresisht te shkrumbuara, ku kane mbetur vetem muret dhe jane te pabanueshme, eshte djegur pjeserisht nje siperfaqe e fabrikes se ujit, "Dukati". Ndersa ne Orikum jane djegur rreth 30 ha toke, shkurre e peme, ndersa jane demtuar pjeserisht disa banesa. Rreziku qe kanosi rreth 60 shtepi u evitua nga shuarja e flakeve. Artan Cena