E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhajt: Drejtesise ose vdekje

Tirane - Procesi gjyqesor ne ngarkim te tre pandehurve, te akuzuar per vrasjen e mjekut Behar Kastrati, ka perfunduar dje. Per tre ore me radhe, avokatet mbrojtjes te te pandehurve kane lexuar konkluzionet e tyre perfundimtare, ndersa vete te pandehurit kane shprehur edhe versionin e tyre per here te fundit. Seanca gjyqesore ka nisur me leximin konkluzioneve te avokatit mbrojtes te dy vellezerve Rexhaj, e me pas te te pandehurit Ibrahim Geca.

Vellezerit Rexhaj

Avokati mbrojtes i dy vellezerve, Abedin dhe Qamil Rexhaj, i ka kerkuar dje gjykates shpalljen e pafajshem te klienteve te tij. Gjate leximit te konkluzioneve perfundimtare, ai ka sqaruar se prokuroria nuk duhet t'i akuzonte klientet e tij per vepren penale te "rrembimit te personit me pasoje vdekjen", por per "vrasje me paramendim", kjo sipas perpilimit te fabules se bere nga ana e akuzes. Sipas tij, denim i dy vellezerve Rexhaj do te sillte edhe tre vdekje te tjera, pas atij te mjekut Behar Kastrati, pasi ata ishin te pafajshem. Ndersa kane sqaruar se personi, per te cilen eshte gjetur i vdekur ne kemben e ures se lumit Drin, nuk mund te jete mjeku Behar Kastrati, pasi ai eshte identifikuar nga ana e dentistit te tij, i cili i kishte mjekuar pak kohe me pare dhemballet, ndersa nuk i ishte bere ekspertiza e ADN-se. Vete mbrojtja ka sqaruar se personi tashme i gjetur i vdekur mund te mos jete mjeku Behar Kastrati. Pas degjimit te avokateve mbrojtes, vellezerit Qamil dhe Abedin Rexhaj kane bere deklarimet e tyre para gjykates. "Sot ne perfundimin e gjykimit jam i detyruar te kerkoj drejtesi ose vdekje. Drejtesi, pasi nuk jam vrases, nuk jemi ne vrasesit e mjekut Behar Kastrati. Vellai yne ka hyre ne spitalin e Krumes i vdekur dhe i vdekur ka dale. Ate e ka ndihmuar mjeku kardiolog Kastriot Ngeci. Dhe ne nuk kemi pasur asnje konflikt me mjekun, apo me te afermit e tij. Ne te kundert, me jepni denimin me vdekje. Ne rast se e kam vrare une mjekun Kastrati, te me vrisni mua dhe te me sillni djalin tim te vetem dhe te ma vrisni para syve", ka deklaruar duke iu dridhur zeri i pandehuri Qamil Rexhaj. Kryetarja e trupit gjykues, Flora Hajredinaj, i ka dhane fjalen e saj te pandehurit tjeter Abedin Rexhaj. Perpara gjykates, ai ka sqaruar se ishte i pafajshem, duke bere me dije se nuk ishte vrasesi i mjekut Behar Kastrati. Sipas tij, akuza e ngritur nga ana e prokurorise ka qene pa baze. "Familja e mjekut Behar Kastrati te gjykoje me gjakftohtesi dhe t'i tregoje akuzes nese ka ndonje dyshim, dhe me ndihmen tone te gjendet autori i vertete", ka deklaruar dje i pandehuri Abedin Rexhaj. Nga ana tjeter, dy vellezerit i kane bere me dije familjareve te tyre te mos kene trup, pasi ata ishin te pafajshem dhe te mos ulnin koken kur kalonin rruges. Ndersa gjykates i kane kerkuar per here te fundit drejtesi nga ana e saj.

Ibrahim Geca

Pas degjimit te dy vellezerve Rexhaj, gjykata i ka dhene te drejten e konkluzioneve perfundimtare avokatit mbrojtes te ish-te penduarit te ketij procesi, Ibrahim Geca. Perpara gjykates, mbrojtja e Geces ka shpjeguar se klienti i tij nuk ka pasur dijeni ne lidhje me kete ngjarje dhe kete fakt ja kishte bere te ditur prokurorise. Madje, sipas tij, kur ai eshte marre ne pyetje per shkak te torturave eshte shprehur shpeshhere se "shkruani cfare te doni ju". Mbrojtja e Geces i ka kerkuar pafajesine e tij. Vete i pandehuri Geca i ka ritreguar trupit gjykues se nuk ka nuk ka pasur dijeni ne lidhje me vrasjen e mjekut Behar Kastrati. "Kam treguar te verteten dhe vetem te verteten. Nuk di asnje gje per kete ngjarje, po te kisha pasur dijeni do te kisha bere cmos per ta parandaluar. Po kam qene nen terror, jam poshteruar derisa me kane pare femijet e mi te gjakosur. Nuk e njihja doktor Kastratin, as per fytyre. Per hir te femijeve te mi, kam thene cfare kane dashur ata. Me kane shkelur me kembe inspektori Toni Kushi", ka bere te ditur Ibrahim Geca. Sipas tij, kishte me shume se kater vjet qe nuk ishte takuar me te pandehurin Abedin dhe jo me te kishte kryer nje vrasje. Ai ka sqaruar se e kishte takuar te pandehurin Qamil Rexhaj per problemet e tij dhe nuk kishin folur asnjehere per mjekun Kastrati. Pas degjimit te tre te pandehurve, trupi gjykues e ka shtyre procesin gjyqesor per ne daten 22 korrik, ku edhe do te shpalle vendimin e saj perfundimtar.

Prokuroria denim perjete per vellezerit Rexhaj

Tirane - Prokuroria e Krimeve te Renda i kerkoi dy seanca me pare gjykates me te njejtin emer shpalljen fajtor dhe denimin me burg perjete dhe 6 milione leke gjobe per te pandehurin Qamil Rexhaj. Per vellane e tij, Abedin Rexhaj akuza kerkoi 25 vjet burg e 5 milione leke gjobe dhe po kete mase denimi per bashkepunetorin, Ibrahim Geci, ish-i penduar i drejtesise, i cili u terhoq.

Redinalda Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›