Zjarret, nje avion dhe dy helikoptere shuajne flaket
TIRANE - Zjarret e shumta te rena ne shume zona te vendit ka bere qe Drejtoria e Emergjencave Civile te kerkoje ndihme nga shtetet fqinje. Diten e djeshme ne aeroportin e Rinasit, ka mberritur nje avion per shuarjen e flakeve nga Italia. "Canadair" eshte miratuar nga Departamenti i Mbrojtjes Civile i Keshillit te Ministrave te Italise, dhe ka ardhur se bashku me dy ekipe, qe do te mbajne ne gjendje pune avionin. Ky i fundit ka nisur punen menjehere gjate dites se djeshme, duke u ardhur ne ndihme skuadrave te zjarrfikesve ne terren. Fluturimet e para i ka bere ne zonat me te goditura deri me tani nga flaket ne Darzeze te Fierit si dhe ne Orikum, te rrethit te Vlores. Avioni i ardhur diten e djeshme eshte ne kuadrin e ndihmave te kerkuara nga Mbrojtja Civile, per te perballur flaket e veres. Kjo ka ardhur si pasoje e vitit te kaluar. Dje kane mberritur dhe dy helikoptere nga Greqia, qe kane ardhur ne ndihme te forcave zjarrfikese.
Avioni
Departamenti i Mbrojtjes Civile i Keshillit te Ministrave te Italise, i ka dhene driten jeshile per dergimin e nje avioni "Canadair" per shuarjen e zjarreve ne Shqiperi. Kjo behet per te perballuar situaten emergjente te zjarrit qe u perhap neper pyjet e shumta ne juglindje te vendit, ne menyre te vecante ne rajonet e Vlores, Fierit, si pasoje e temperaturave te larta (34 grade dje ne Tirane). Autoritetet shqiptare i kane kerkuar Italise ndihme per te perballuar kete situate emergjente. Si pergjigje, avioni "Canadair" CL415, ne gjendje per te leshuar 6 mije litra uje ne cdo kend, eshte nisur nga Italia se bashku me dy skuadra per te siguruar funksionimin e avionit. Ky i fundit ka mberritur ne aeroportin e Tiranes. Ne vendin tone ne ndihme te forcave zjarrfikese kane mberritur dhe helikoptere nga Greqia.
Ndihma
Gjate dites se djeshme ne vendin tone kane operuar tre mjetet ajrore per shuarjen e zjarreve. Sipas burimeve zyrtare nga Emergjencat Civile, dy helikoptere te ardhur nga Greqia, kane operuar gjate pasdites se djeshme ne zonen e Orikumit. Ketu ata kane nderhyre per te shuar zjarrin e rene ne kete zone. Sipas te dhenave, Shqiperia ka nenshkruar nje marreveshje bilaterale me fqinjin helen, per t'i ardhur ne ndihme ne raste te zjarreve te medha. Gjate paradites se djeshme, ne grykederdhjen e Semanit, ka operuar avioni italian, qe ka ardhur ne ndihme te zjarrfikesve shqiptare per te shuar zjarret. Burimet zyrtare thane se avioni italian ka kryer me shume se tete fluturime operative gjate dites se djeshme ne kete zone. Sherbimi zjarrfikes dje pasdite ne komunen e Ndermenasit dhe ne bashkine e Orikumit ka qene shume i perqendruar. Duhet thene qe vetem ne zonen e Semanit eshte operuar me 15 makina zjarrfikese. Artan Cena