Thirrja e OSBE-se Kaperceni ngercin. Nisni reformen

Në pritje të notës së ODIHR-it për zgjedhjet e 8 majit, nga kryesia e OSBE-së vijnë thirjje për kapërcimin krize dhe nisjen e dialogu në politikën shqiptare. Kryetari i rradhës i kësaj organizate, Ministri i Jashtëm Lituanez Audronius Azubalis, në deklaratë për mediat, shprehet se ka ardhur momenti që palët në Tiranë të kapërcejnë mosbesmin dhe të vazhdojnë me reformën zgjedhore.
“Polemika e vazhduar rreth procesit të ankimit pas zgjedhjeve vendore të 8 Majit ka theksuar nevojën për reforma të mëtejshme zgjedhore, por ajo ka treguar mbi të gjitha nevojën urgjente që dy partitë më të mëdha politike të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme. U bëj thirrje qeverisë dhe partive opozitare që ta kapërcejnë polarizimin dhe mosbesimin e thellë e t'i japin fund ngërçit politik në vend”- tha Azubalis.
OSBE-ja, angazhohet që të ndërhyjë dhe mbështesë partitë politike që arrijnë një konsensus. Kjo për të përmbushur një axhendë më të gjërë reformash e kryesisht atë zgjedhore.
"Ne jemi në pritje të vlerësimit përfundimtar nga Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), e cila mund të mbështesë këtë proces, por nuk mund të ketë asnjë vonesë në vendosjen e dialogut politik. Ky hap i parë është i domosdoshëm për funksionimin e institucioneve demokratike të Shqipërisë, dhe më në mënyrë të veçantë Parlamentit"- tha Azubalis.
Deklaratat e kryesisë së OSBE-së vijnë një ditë pas atyre të komisonerit për zgjerim Stefan Fule i cili gjithashtu vendosi theksin tek stabilizimi i situatës politike, rinisja e dialogut dhe përfundimi i reformës zgjedhore.
Elona Gjylmi