Prokuroria nis hetimet për firmën “Duriçi 07”
Autori i Lajmit: red.
Mbërrin në Prokurorinë e Përgjithshme kërkesa zyrtare e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për bashkëpunim në hetimin e aktivitetit të paligjshëm në objektet minerare të mbyllura. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare pranë Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat konfirmuan se Prokuroria ka filluar shqyrtimin e kërkesës së Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe dokumentacionin përkatës që shoqëron atë. Sipas të njëjtave burime mësohet se kërkesa drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme, vjen dy ditë pas aksidentit në minierën e Bulqizës, ku si pasojë e shembjes së një masivi kromi, humbi jetën një minator, ndërsa u plagosën tre të tjerë. Grupi i Inspektim-Minierave, pas inspektimit të kësaj ngjarjeje doli në konkluzionin se aksidenti ka ndodhur për shkak të mosrespektimit të masave të sigurimit teknik. Ndërkohë, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, ka firmosur heqjen e licencës për subjektin privat "Duriçi 07".
Ky lajm është publikuar: 24/05/2008