Prokuroria pezullon zhdukjen e Kryeziut
13/01/2009 Linja e plotë e lëvizjes së tij nga Kosova në Iran, bien dyshimet për rrëmbim
Nga verifikimet u gjetën 3 pasaporta shqiptare, kosovare dhe të UMNIK-ut
TIRANE- Dosja hetimore që bën fjalë për zhdukjen misterioze të Ismet Kryeziut është pezulluar nga Prokuroria e Tiranës, pasi vepra penale e rrëmbimit nuk mund të provohet me fakte konkrete. Sipas ekspertëve të organit të akuzës, vendimi dhe arsyetimi i kësaj çështjeje vjen për faktin se objekti i hetimit, që në këtë rast është Ismet Kryeziu, nuk mund të dihet me saktësi nëse është i zhdukur, i rrëmbyer apo i vrarë. Për të gjitha këto dyshime akuza kryeqytetase nuk disponon asnjë provë. Aktualisht në dosjen hetimore të këtij procedimi ndodhet vetëm dëshmia e bashkëshortes së Ismet Kryeziut dhe disa të dhëna që provojnë hyrje-daljen e tij nga vendi. Specialistët e akuzës kanë ngritur dyshime se Kryeziu mund të ketë humbur kontaktet me dëshirë dhe për të provuar këtë policia e Tiranës ka urdhëruar disa agjentë civilë, të cilët do të ndjekin çështjen dhe do mbledhin në mënyrë operative informacione mbi vendndodhjen e Ismet Kryeziut. Ndërkohë që nga verifikimet e kryera të bëra nga policia dhe Prokuroria e Tiranës, është zbuluar se 54-vjeçari Kryeziu përdorte tre pasaporta. Ato i përkasin kombësisë shqiptare, kosovare dhe njëra prej tyre i përket misionit të UNMIK-ut në Kosovë. Veç të tjerash gjatë procesit hetimor organi i akuzës ka mundur të zbulojë se Ismet Kryeziu ka hyrë nga Kosova në Shqipëri.
Largimi në Iran
Prej kësaj të fundit, duke përdorur aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Kryeziu është larguar në drejtim të Iranin, ku nga dëshmia e gruas mësohet se pikërisht në këtë vend, ai ka takuar disa të afërm të tij. Procesi hetimor i kryer nga ekspertët e akuzës ka provuar se mbas disa ditësh qëndrimi në Iran, ish-luftëtari i UÇK-së është kthyer përsëri në Shqipëri. Nga burimet mësohet se pasi ka mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” Ismet Kryeziu ka pasur një debat me efektivët e policisë, të cilët kryejnë kontrollin e dokumentacionit të qytetarëve që hyjnë dhe dalin nga Shqipëria. Pas largimit nga ky ambient 54-vjeçari me origjinë nga Kosova është akomoduar në banesën e tij, që ndodhet afër shkollës së bashkuar në Tiranë. Më pas hetimi ka provuar se Kryeziun e kanë telefonuar dy shokët e tij, të cilët i kanë kërkuar të takohen, për të pirë kafe. Mbas daljes nga shtëpia, humbin gjurmët e 54-vjeçarit. Ndërkohë që hyrja në territorin e Shqipërisë, largimi në Iran dhe më pas kthimi përsëri në Shqipëri, ka ndodhur në një rrafsh kohor prej 15 ditësh. Aktualisht organi i akuzës ka pezulluar procedimin penal dhe të gjitha aktet hetimore, ia ka dërguar policisë së Tiranës. Kjo e fundit shpjegoi se në momentin e zhdukjes, Kryeziu ishte veshur thjesht dhe bashkëshortja ka deklaruar se ai nuk lëvizte larg vendbanimit me atë lloj veshjeje. Ai mendohet se ka qenë një ndër drejtuesit e lëvizjes së armatosur në Maqedoni, “Ilirida”. Gjithashtu, Kryeziu është arrestuar edhe në vitin 2002. Më 5 tetor të atij viti, ai u arrestua në Kosovë nga UNMIK-u. Në atë kohë, policia e UNMIK-ut deklaroi se ka marrë nën kontroll dy drejtuesit e lëvizjes së armatosur “Ilirida”, Nevzat Halili dhe Ismet Kryeziu. Ata u dërguan në bazën amerikane ushtarake të Bon Still në Ferizaj, ku u mbajtën për disa muaj në burg.