Zjarr në shtëpi, nuk ka të lënduar nga flakët
12/01/2009 Digjen të gjitha orenditë
ELBASAN- Zjarri ka përfshirë një banesë në lagjen “Kongresi i Elbasanit” në afërsi të lulishtes “Kozma Naska”mbrëmjen e së dielës përgjatë bulevardit të qytetit të Elbasanit. Fqinjët kanë lajmëruar policinë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë mbërritur brenda pak minutash. Mësohet se në banesën e shtetasit Idajet Rusta nuk ka pasur njeri duke mos vënë në rrezik jetën e tyre. Shefi i repartit të zjarrfikëses Aleksandër Hodo konfirmon se me të marrë informacionin në vendin e ngjarjes ka shkuar zjarrfikësja, e cila ka bërë të mundur lokalizimin e flakëve, të cilat rrezikonin të digjnin të gjithë banesën”. Zjarri ka djegur të gjithë orenditë e dhomës së gjumit si edhe orenditë si dhe elektro-shtëpiaket. Grupi hetimor i ndodhur në vendin e ngjarjes paraprakisht konfirmon se shkak i zjarrit mund të ketë qenë shkëndija elektrike në prizën e dushit në banjën e banesës.
L. Lleshi