E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ditën murator, natën shpërndarës kokaine

12/01/2009  28-vjeçari shqiptar në Itali

ITALI- Një shqiptar është kapur në Itali me një kilogramë kokainë. Mediat italiane nuk e publikojnë identitetin e shqiptarit, por konfirmojnë se ai ishte 28 vjeç dhe ishte i pajisur me dokumente të rregullta, ku jetonte prej vitesh në shtetin italian. Gjatë ditës ai punonte si murator dhe kur binte mbrëmja shpërndante kokainë, punë e cila i sillte fitime të shumta. Për të fshehur gjurmët, 28-vjeçari mbante në shtëpi një fëmijë, në mënyrë që të dukej si familjar i rregullt. Arrestimi i tij u mundësua pas disa informacioneve që kishin mbërritur për policinë. Ai u dërgua në qelitë e paraburgimit ku u pyet për sasinë e kokainës që u gjet në shtëpinë e tij si dhe aktivitetin kriminal që ushtronte.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›