Breshëri automatiku në mes të Durrësit, vritet 28-vjeçari
12/01/2009 E akuzon për vrasjen e të atit, më pas i shkreh gjithë plumbat e krehrit të armës
Një breshëri automatiku i ka marrë jetën shtetasit Denis Zani, banor i Durrësit. Autori i vrasjes ka mundur të largohet për pak minuta duke përfituar edhe nga nata, ndërsa policia ka identifikuar dhe është vënë në ndjekje të autorit duke i vënë prangat vetëm pas një orë e 30 minuta. Policia ka deklaruar se autori i dyshuar është Q. Cërriku, 21 vjeç, i cili pas ndalimit është marrë në pyetje. Në vendngjarje ekspertët e sektorit të luftës kundër krimit ndaj personit në drejtorinë e policisë së qarkut të Durrësit kanë mbledhur një tufë me gëzhoja, ndërsa viktima është transportuar për në spital për të bërë akt-ekspertizën pasi ai ka gjetur vdekjen në pak minuta.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 18 të qytetit të Durrësit në të errur të ditës së diel. Një person i armatosur me kallashnikov është parë nga dëshmitarë të ngjarjes teksa ka qëlluar mbi Denis Zanin duke shkrehur në drejtim të tij të gjitha fishekët në krehër. Burime policore kanë thënë se vrasja e 28-vjeçarit Zani ka ndodhur në ora 17.10 në anë të rrugës së emërtuar “Jeta e Re” dhe që gjendet në anën të pasme të stadiumit “Niko Dovana” të qytetit. Nisur nga deklarimet që ka mbledhur policia thuhet se vrasësi, i cili është identifikuar dhe quhet Q. Cërriku nga qyteti i Durrësit, është grindur brenda në lokal me viktimën e tij dhe në kohën që ata kanë dalë jashtë lokali mbi shtetasin Denis Zani është qëlluar disa herë me armë automatike. Autoambulanca e urgjencës së spitalit të Durrësit ka shkuar në vendngjarje për të ardhur në ndihmë, paralelisht me efektivat e policisë. Mjekët dhe infermierët kanë vërejtur se 28-vjeçari Denis Zani kishte vdekur menjëherë dhe se katër plumba e kishin marrë në pjesë të parme të trupit në bark e gjoks. Efektiva të shumta policie kanë bllokuar rrugën që shkon paralel me stadiumin ku të rinjtë e ekipit “Teuta” stërviten, rrugën poshtë Dyqanit të Dylit si dhe kryqëzimin pranë vendngjarjes. Konfirmimi i vdekjes ka bërë që trupi i Zanit të mos lëvizë deri sa në vendin e krimit ka shkuar prokurori për të përpiluar aktin. Nga pohimet paraprake, të cilat deklarohen se mbetet pista kryesore, thuhet se Qamil Cërriku ka shtënë mbi Denis Zanin pasi ai e ka fajësuar 28-vjeçarin për vrasjen e të atin e tij, ngjarje e ndodhur tre vite më parë në qytetin e Durrësit.