Nisen nga mali për në Greqi, bllokohen në dëborë 7 klandestinë
12/01/2009 Pas disa orësh kërkimesh 7 shqiptarët u gjetën nga policia greke
KAPSHTICE- Policia ka konfirmuar gjetjen e klandestinëve, humbja e të cilëve u denoncua në News 24 nga familjarët e tyre pasi kishin humbur kontaktet. Pas një lidhje telefonike me Drejtorin e Policisë kufitare të Korçës, Eduart Caka, është konfirmuar se grupi i klandestinëve të rezultuar të humbur, është arritur të gjendet. Ky grup ndodhet mes 15 klandestinëve, të ndaluar nga ana e policisë kufitare të shtetit fqinjë Greqisë, e cila nisi kërkimet pas sinjalizimit nga homologëve të tyre shqiptare për humbjen e 7 klandestinëve. Caka u shpreh se “klandestinët janë me origjinë nga Shkodra dhe mes tyre ndodhen 3 gra dhe dy fëmijë, ndërsa pjesa tjetër e grupit ishin të gjithë meshkuj”. Bëhet e ditur se gjendja shëndetësore e klandestinëve është e mirë, ndërkohë policia po merret me procesin e identifikimit të tyre. Ndërkohë pritet edhe dërgimi i listës së emrave të klandestinëve, nga ana e policisë greke për të konfirmuar identifikimin e personave të humbur. Në orën 18:00 u dha alarmi se humbasin 7 persona pranë doganës së Kapshticës, të cilët po tentonin te kalonin kufirin për të shkuar drejt Greqisë. Mes 7 personave të humbur mësohet se dy prej tyre ishin fëmijë dhe tre gra. Shkak i humbjes së tyre mendohet të jetë ngecja në dëborë. Klandestinët janë nga Golemi dhe Shkodra. Shtatë persona kanë humbur kontaktet me familjarët nga pika kufitare e Kapshticës.
Ndërkohë që po tentonin për të kaluar kufirin për në shtetin grek, dyshohet se 7 shqiptarët u bllokuan nga dëbora e dendur që ka mbuluar zonën. Pasi nuk kanë mundur të lidhen në telefon me të afërmit e tyre, familjarët kanë bërë denoncimin. Mësohet se klandestinët janë nga Golemi i Shkodrës dhe ndërmjet tyre ndodhen dy fëmijë dhe tre gra. Forcat kufitare kanë filluar kërkimet për të gjetur sa më parë personat e humbur, të cilët rrezikojnë jetën në mes të të ftohtit dhe dëborës. Vëllai i njërit prej klandestinëve të humbur ka thënë se telefonata e fundit me personat e humbur është bërë përpara një ore, dhe prej atëherë të gjithë telefonat që ata disponojnë rezultojnë të fikur. Familjarët kanë konfirmuar se klandestinët janë nisur në orën katër të mëngjesit të djeshëm dhe janë bllokuar në mal rreth orës 17 në mes të dëborës.