E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria po injoron investigimet e institucioneve - s’ka nisur ende hetimin për korrupsionin me lejet e ndërtimit

Edhe 5 muaj pasi Komisioni hetimor ka dorëzuar dosjen me abuzimet e Edi Ramës me lejet e ndërtimit, Prokuroria s’ka dhënë asnjë njoftim, qoftë edhe për nisjen formale të hetimeve. Për korrupsionin me lejet e ndërtimit dhe konfliktin e interesit, një padi të posaçme ka dorëzuar edhe Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive

Dosja voluminoze me shkeljet e Edi Ramës në krye të Bashkisë së Tiranës ka më shumë se 5 muaj që është dorëzuar në Prokurori, por duket se organi i akuzës e ka arkivuar. Komisioni hetimor i ngritur nga Kuvendi i Shqipërisë vitin e kaluar, për hetimin e veprimtarisë së Edi Ramës në Bashkinë e kryeqytetit, kryesisht në lidhje me lëshimin e lejeve të ndërtimit në konflikt interesi dhe me ryshfete, apo gjoba nga më të rëndomtat, përmbylli punën duke artikuluar një dosje voluminoze, ku konstatohen shkelje të rënda të kryebashkiakut. Por, pavarësisht se janë ngritur akuzat e para nga komisioni hetimor, organi përgjegjës që duhet të bëjë hetimet e mëtejshme dhe ngritjen e akuzës hetimore, Prokuroria e Përgjithshme, nuk ka bërë asnjë lëvizje në këtë drejtim, veçse ka flakur tutje në ndonjë sirtar dosjen e Komisionit Hetimor. Edhe 5 muaj pasi Komisioni hetimor ka dorëzuar dosjen me abuzimet e Edi Ramës me lejet e ndërtimit, Prokuroria s’ka dhënë asnjë njoftim, qoftë edhe për nisjen formale të hetimeve. Për korrupsionin me lejet e ndërtimit dhe konfliktin e interesit, një padi të posaçme ka dorëzuar pranë institucionit të akuzës edhe Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›