E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria pranon se s’ka asnjë provë për të ngritur një akuzë

24-09-2011 / Gazeta 55

Skandali i prokurorisë në gjyqin e Ilir Metës

Vartësit e Ina Ramës kërkojnë heqjen dorë nga ekspertimi i orës së video-përgjimit. Në procesin e mëparshëm gjyqësor prokuroria kërkoi të mos i nënshtrohej ekspertizës dhe as të merrej si provë regjistrimi i Dritan Priftit me Leonard Beqirin, teksa ata ndanin një shumë të hollash prej 80 mijë eurosh

Prokuroria shënon një nga skandalet më të mëdha, në të përfolurin gjyqi Meta - Priftin kur pasi dështoi në kërkesën për të hequr nga akti i ekspertimit tre ekspertët shqiptarë, hodhi një hap tjetër, jo thjeshtë amator, por tendencioz dhe të paprecedent, kur refuzoi ekspertimin e orës me të cilën Dritan Prifti vuri në përgjim ish-zëvendëskryeministrin Ilir Meta.
Ishte kjo orë e cila me kërkesë të prokurorisë shqiptare u dërgua për ekspertizë ndërkombëtare, dhe në bazë të së cilës, prokuroria shqiptare kërkoi heqjen e imunitetit të Ilir Metës.
Në këtë seancë, Prokurori i çështjes Bujar Sheshi pretendoi se 3 ekspertët Bujar Pollo, Artur Rrahmani e Ermal Beqiri nuk kanë njohuritë e nevojshme për të kryer ekspertimin, ndërkohë që përzgjedhja e tyre i ka marrë shumë kohë gjykatës, duke përzgjedhur tre ekspertët më të mirë në fushën kibernetike, madje një prej tyre ka tashmë laboratorin e tij privat në fushën e ekspertizës.
Pas dy orësh, trupi gjykues u tërhoq për të marrë vendimin.
Trupi gjykues i Gjykatës së Lartë ka vendosur ekspertimin e orës dhe videos dhe ekspertiza është caktuar data 24 tetor, duke lënë 1 muaj kohë.
Avokati i Ilir Metës, Gëzim Veleshnja menjëherë pas vendimit tha se, “i gjithë ky proces tregon se është e gjitha një lojë politike, ky proces është i montuar dhe mungesa e provës origjinale e bën këtë proces të parregullt ligjërisht. Ne presim vendimin e ekspertëve”, tha avokati Veleshnja.
Në seancën e djeshme gjyqësore, nga ana e përfaqësuesit të prokurorisë iu kërkua gjykatës që ekspertët e thirrur prej saj të mos u vënë në dispozicion orën në të cilën është realizuar përgjimi Meta-Prifti, ora është e vetmja provë materiale origjinale, pasi në orë nuk gjendet regjistrimi i fshehtë Meta-Prifti, gjë që tregon se gjithë ky proces është një proces i montuar dhe një lojë politike. Seanca konfirmoi njëkohësisht edhe faktin se prokuroria në mënyrë abuzive ka ndikuar në marrjen e vendimit nga ana e Kuvendit të Shqipërisë për heqjen e imunitetit të deputetit të Ilir Metws.
Ky organ ka dezinformuar publikun dhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kur kanë deklaruar në kërkesën e tyre se disponon filmimin origjinal dhe provën origjinale materiale të marra në “orën përgjuese”.
Mungesa e provës origjinale materiale, në vështrim të dispozitave të Kodit të Procedurës Penale por edhe të praktikave gjyqësore të vendit tonë dhe të vendeve të tjera ndërkombëtare e bën këtë proces të parregullt ligjërisht. Çdo filmim i cili gjendet në objekte të tjera jashtë provës origjinale materiale nuk mund të përdoret me një fuqi treguese në një proces të rregullt gjyqësor.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›