E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjen shefi i ri i rrugorëve në vend të Ahmetit

20/01/2009  Të tjera ndryshime në polici

TIRANE- Vetëm pak ditë pas pezullimit të shefit të Policisë Rrugore Krenar Ahmeti nga ky pozicion, duket se në vend të tij tashmë është përgatitur emri i personit që do e zëvendësojë. Gjithashtu priten edhe disa lëvizje të tjera në radhët e policisë. Burimet policore thanë se në postin e shefit të Qarkullimit Rrugor në Tiranë pritet të vijë Erzen Breçani, një oficer karriere me eksperiencë në fushën policore. Ky fakt ende nuk është konfirmuar, teksa aktualisht si shef i rrugorëve të kryeqytetit është i komanduar Nazmi Shuli. Sakaq, Atnan Shehu, i cili nga shef i komisariatit nr. 2 sapo u emërua si shef i komisariatit të Krujës pritet të shkojë shef i komisariatit të Rinasit. Ndërkaq, burimet policore thanë se këto emra janë ende në diskutim dhe ende nuk është vendosur asgjë gjë konkrete. Vetëm pak ditë më parë u bënë disa ndryshime në polici. Tonin Vocaj një ndër specialistët më të njohur në vend për fushën e krimeve të rënda, është emëruar drejtor i policisë së qarkut Tiranë. Hamdi Fjora, ishte drejtor i policisë së Tiranës emërohet Drejtor i Forcave Lëvizëse Operacionale. Artan Cuku ishte zv/drejtor për hetimin e krimeve Berat, emërohet zv/drejtor për krimet në Tiranë. Nikolin Bala ishte drejtor i policisë Shkodër, emërohet drejtor në Luftën Kundër Krimeve të Rënda. Artan Mehmeti ishte zv/drejton në Lezhë, emërohet zv/drejtor për Hetimin e Krimeve në Vlorë. Artan Hasani ishte zv/drejtor në Shkodër, komandohet Drejtor i Policisë së qarkut Shkodër. Çesar Keçi ishte specialist në Drejtorinë e Përgjithshme, emërohet Zv/drejtor për Hetimin e Krimeve në Lezhë, etj.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›