Prokuroria siguron prova të reja për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamaj
Pasurohen dëshmitë lidhur me autorët e mundshëm të vrasjes mafioze. Lamaj u vra bashkë me shokun e tij, Dritan Arsi, nga shpërthimi në ashensor
Habjon Hasani
Tiranë - Policia kriminale, në bashkëpunim me prokurorë të Prokurorisë për Krimet e rënda, ka mundur të “rizgjojë” dosjen e shumëpërfolur të vrasjes së biznesmenit Vajdin Lamaj. Ky i fundit u ekzekutua më 27 shkurt të vitit 2005 si pasojë e shpërthimit të telekomanduar të ashensorit të pallatit të tij, ndërsa bashkë me Lamajn u vra dhe miku i tij i fëmijërisë Dritan Arsi. Ndonëse muajt e fundit janë “rishikuar” të gjitha dosjet e vjetra të pazbardhura, duket se me dosjen “Vajdin Lamaj” dhe dosjen “Kleanthi Koçi” përparimet janë më të theksuara. Nga puna operative në terren e policisë kriminale është bërë e mundur që prokuroria të administrojë elemente të reja në cilësinë e provës. Për dosjen “Lamaj” vlejnë për t’u theksuar disa dëshmi të reja të njerëzve që kanë pasur dijeni mbi rrethana të rëndësishme që nuk janë pyetur më parë. Përpos këtyre dëshmive ,disa persona të tjerë janë thirrur të ridëshmojnë duke ofruar elementë të rëndësishëm që nuk i kishin theksuar në kohën e krimit. Por jo vetëm dëshmitë, por edhe elemente të provës materiale, i janë shtuar kësaj dosjeje. Të tilla janë disa të dhëna që janë marrë nga tabulatet telefonike të viktimës dhe personave të lidhur me të. “Krahasimi dhe analizimi i tabulateve i ka dhënë disa shkëndija të reja hetimit”, - pohojnë burime nga Prokuroria për Krimet e rënda.
Ekzekutimi
Eksplozivi ishte vënë në ashensorin e pallatit, ku ndodhet edhe pasticeri “Venecia” dhe ku kishte shtëpinë Lamaj, prapa stadiumit “Qemal Stafa”. Fill pas atentatit, policia deklaroi se Lamaj ishte ndjekur ditën e atentatit nga tre persona, emrat e të cilëve ende nuk u bënë të ditur. Sapo Lamaj dhe Arsi janë ngjitur në ashensor, ndërmjet katit të pestë dhe katit të gjashtë ka ndodhur shpërthimi i lëndës eksplozive, duke i lënë të dy personat të vdekur në vend. Sasia e eksplozivit ka qenë e madhe dhe bëhej fjalë për një eksploziv të cilësisë së lartë. Dy viktimat do të ngjiteshin në katin e tetë, ku kishte shtëpinë Lame. Ashensori në momentin e shpërthimit ka qenë në ngjitje dhe mendohet që shpërthimi të jetë realizuar me telekomandim nga distanca. Gjatë shpërthimit është shkatërruar totalisht ashensori, por nuk është dëmtuar asnjë nga katet e pallatit.
Hetimet
Dy ditë pas ngjarjes në polici u shoqëruan disa persona, të cilët janë marrë në pyetje. Ndër ta ka pasur edhe banorë të pallatit, që kanë qenë të pranishëm në momentin e shpërthimit të eksplozivit. Një pjesë e këtyre personave janë ripyetur për të thënë variantin e tyre, ndërsa nga “rifreskimi” i dëshmive janë siguruar elemente që pritet të ndryshojnë fatin e kësaj dosjeje. Mësohet se një tjetër element interesant lidhet me krahasimin e provave ndaj atentatit të parë ndaj Vajdin Lamajt që u krye në qendër të kryeqytetit, porsa Lamaj po dilte nga studiot e televizionit “Arbëria”. Burimet nga organi i akuzës tregohen shumë të rezervuara lidhur me detaje konkrete që kanë dalë si pasojë e rihetimit të të dhënave, por ata sigurojnë se ekzistojnë të dhëna të mjaftueshme për të kryer analizimin, nga ku më pas do të arrihet dhe në vërtetimin e implikimit të autorëve të dyshuar si organizatorë të kësaj vrasjeje që tronditi Tiranën.
9 Dhjetor 2008