E Diel, 1 Nëntor 2026

“Prokuroria të jetë në varësi të qeverisë, si domosdoshmëri e forcës së shtetit”

Flet Mlladen Cervenjakov, ish-ministri i Drejtësisë së Bullgarisë, drejtues i Komisionit për Çështjet Evropiane në Parlamentin bullgar

“Parlamenti i Shqipërisë duhet të shtojë monitorimin ndaj Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Duke u rritur ky kontroll, shmanget  në rast se  ka, influenca e Presidentit ndaj   KLD-se. Ashtu sikurse Qeveria kontrollohet nga Parlamenti, nuk ka arsye që të mos shtohen mekanizmat për shtrirjen e këtij monitorimi, veçanërisht kur bëhet fjalë për sistemin e drejtësisë tha ai. Rritja e monitorimit të Parlamentit ndaj KLD-së që drejtohet nga Kreu i Shtetit, është një nismë, e marrë prej kohësh nga parlamenti bullgar”

TIRANE – “Institucioni i Prokurorisë duhet të jetë në varësi të qeverisë, pasi kjo i jep mundësi ekzekutivit të luftojë me efikasitet luftën ndaj fenomeneve të paligjshme si korrupsioni. Kjo është një praktikë e shumë vendeve të Bashkimit Evropian dhe jashtë saj, të cilën duhet ta aplikojë edhe Shqipëria, në emër të luftës ndaj fenomeneve ilegale”.
Kjo është theksuar në intervistën e dhënë për Televizionin Shqiptare nga ish-ministri i Drejtësisë së Bullgarisë, aktualisht drejtuesi i Komisionit për Çështjet Evropiane të Parlamentit të Bullgarisë, Mlladen Cervenjakov.
Ai theksoi, se kjo duhet të realizohet me ndryshime kushtetuese nga parlamenti shqiptar.
“Ashtu si, pak muaj më parë, Kuvendi i Shqipërisë me ndryshimet kushtetuese, i hapi rrugë  kufizimit të mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm, duhet ta hedhë edhe këtë hap të rëndësishëm. Në një sondazh të kryer në 22 vende, thekson më tej Cervenjakov, rezultoi si domosdoshmëri për rritjen e forcës së shtetit ndaj sfidave të saj kjo varësi”.
Por për ish-ministrin e Drejtësisë së Bullgarisë, Parlamenti i Shqipërisë duhet të shtojë monitorimin ndaj Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Sipas tij, “duke u rritur ky kontroll, shmanget  në rast se  ka, influenca e Presidentit ndaj   KLD-se. Ashtu sikurse Qeveria kontrollohet nga Parlamenti, nuk ka arsye që të mos shtohen mekanizmat për shtrirjen e këtij monitorimi, veçanërisht kur bëhet fjalë për sistemin e drejtësisë tha ai. Rritja e monitorimit të Parlamentit ndaj KLD-së që drejtohet nga Kreu i Shtetit, është një nismë, e marrë prej kohësh nga parlamenti bullgar”, tha më tej Cervenjakov.
Në këtë prononcim për TVSH-në, ai  vlerësoi nismat ligjore të ndërmarra nga ekzekutivi për reformimin e sistemit të drejtësisë, por për atë, sistemi gjyqësor dhe shmangia e korrupsionit në të, mbetet ende një sfidë për Shqipërinë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›