E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokurorja e Pëgjithshme, Ina Rama, vizitë në Kosovë

Ina Rama / Foto arkiv

Me ftesë të Kryeprokurorit të Shtetit dhe njëherësh Kryetarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ismet Kabashi, Prokurorja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë,  Ina Rama, sot e nesër (më 26 dhe 27 mars) do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë.

Në orët e paradites, kryeprokurori i Shtetit Ismet Kabashi do të takohet me Prokuroren e Përgjithshme të Shqipërisë, Ina Rama.
Gjatë vizitës, Prokurorja e Përgjithshme, Rama, do të takohet me Presidenten e vendit, me Kryeprokurorin e Shtetit, me kryetarin e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Kosovës, me Kryetarin e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, me Ministrin e Drejtësisë dhe me Ministrin e Punëve të Brendshme. / Kosova.com

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›