E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komiteti i Helsinkit harton projekt trajnimi

KSHH-ja në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve organizon sot aktivitetin përmbyllës të projektit "Drejtimi Human i Burgjeve". Ky projekt mbështetet financiarisht nga Delegacioni i Komisionit Europian në Tiranë dhe zbatohet nga KSHH dhe Agjencia Holandeze e Institucioneve të Korrektimit, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Burgjeve. Projekti ka filluar në maj 2007 dhe përfundon në korrik 2009. Objektivat e tij më të rëndësishëm ishin forcimi i aftësive drejtuese të DPB në nivel qendror dhe atyre në nivel vendor, përfshirë këtu edhe institucionet e reja penale të hapura rishtazi. Në përfundim të projektit janë realizuar disa arritje të qenësishme në nivel qendror, si përshtatja e procedurave të reja të përzgjedhjes të burimeve njerëzore në nivel qendror dhe vendor në institucionet e reja penale të hapura rishtazi; përmirësimi i mëtejshëm i procedurave të përzgjedhjes së personelit të burimeve njerëzore në DPB, veçanërisht futja për herë të parë e intervistave të kandidatëve të mundshëm që janë përzgjedhur në sistem; përmirësimi i profileve të tjera të punës; hartimi dhe publikimi e Manualit të Drejtimit të Lartë në Burgje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›