E Shtunë, 31 Tetor 2026

William Walker nderohet me çmimin Hasan Prishtina

Çmimi Hasan Prishtina do ti jepet diplomatit e humanistit amerikan William Walker. Në një ceremoni që u organizua dje në Pejë, me rastin e 20-vjetorit të themelimit, shoqata për kthimin e shqiptarëve të shpërngulur nga trojet e veta këtë viti i dha këtë çmim Walkerit.

Ky humanist me qëndrimin e tij është shquar sidomos me rastin e masakrës së Reçakut, pas së cilës ka pasuar Konferenca e Rambujesë dhe ndërhyrja e forcave të NATO-s mbi caqet serbe. Shoqata për kthimin e shqiptarëve të shpërngulur nga trojet e veta, e cila është themeluar në Pejë më 15 maj të vitit 1990, gjatë këtyre viteve të ekzistencës së saj këtë çmim ua ka dhënë një numri personalitetesh shqiptare dhe botërore, të cilët me veprën dhe personalitetin e tyre kanë bërë që të kthehen në trojet e veta shqiptarët e shpërngulur të Kosovës.

Last Updated on Saturday, 15 May 2010 19:48

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›