E Shtunë, 31 Tetor 2026

Promovimi i arsimit cilësor

Sot do te mbahet aktiviteti permbylles i fazes se dyte te Projektit, te koordinuar nga UNESCO dhe financuar me nje kontribut prej rreth 300.000,00 € nga Kooperacioni Italian; “Promoting Quality Education for All: Human Rights and Democracy Education in Albania”- Promovimi i arsimit cilesor per te gjithe: Te drejtat e Njeriut dhe Edukimi i demokracise ne Shqiperi”.

Do te marrin pjese Zv.Ministri i Arsimit, Halil Shamata, dhe Drejtori i Zyres se Bashkepunimit per Zhvillim te Ambasades Italiane, Flavio Lovisolo.

Ky aktivitet ka si objektiv te prezantoje dhe perhape rezultatet e aktiviteteve te zhvilluara ne fazen e dyte te projektit. Ky do te jete qellimi dhe i nje ekspozimi te shkurter per çdo komponent te projektit te realizuar.

Kooperacioni Italian ka treguar edhe nepermjet kesaj iniciative impenjimin e tij ne mbeshtetje te sektorit te arsimit shqiptar. Nje impenjim qe ka si objektiv kryesor ate te permiresimit te pergatitjes se sistemit shkollor shqiptar dhe te orientimit te nevojave te reja te tregut te punes, por edhe duke kontribuar ne formimin dhe sensibilizimin e brezave te rinj ndaj respektit dhe vemendjes drejt parimeve qe karakterizojne bashkejetesen mes popujve dhe kombeve europiane.

Aktivitetet e projektit, qe eshte zhvilluar ne dy faza, jane realizuar nga UNESCO ne bashkepunim te ngushte me Ministrine shqiptare te Arsimit dhe Shkences. Faza e pare eshte zhvilluar ne vitet 2001-2003 me objektivin e perhapjes se mesimdhenies se te drejtave te njeriut ne shkollat publike shqiptare, realizimin e trainimit te mesuesve ne kuader te te drejtave te njeriut dhe pergatitjen e manualeve per mesuesit mbi mesimdhenien e te drejtave te njeriut ne shkolla. Ne fazen e dyte, filluar ne 2005, projekti ka patur si qellim shperndarjen dhe konsolidimin e rezultateve te fazes se pare, nepermjet mbeshtetjes se rrjetit te trajnereve te EDNJ ne 37 rrethet me materiale dhe trajnime si dhe krijimin e « modelit te shkolles efektive ne EDNJ », i cili do te perhapet dhe ne shkolla te tjera te vendit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›