E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulqin, çelet panairi i librit shqip

Pritet të hapet këtë të premte panairi i përvitshëm i librit në qytetin bregdetar të Ulqinit, panair ky i 8-ti në këtë qytet për librat shqip. Të pranishëm në ceremoninë e hapjes do jenë ministri i Arsimit të Shqipërisë Genc Pollo dhe ai i Malit të Zi Branislav Miçunoviç. Në tendat e panairit do të shfaqen mbi 6000 tituj librash, me rreth 60 botues. Të ftuar në këtë eveniment të rëndësishëm do të jenë akademikët Rexhep Qosja, Aleksandër Stipçeviç (akademik kroat me origjinë shqiptare), Pavle Goranoviç, shkrimtar romancier, kritik e eseist nga Mali i Zi.

Rreth 500 tituj të rinj, kryesisht letërsi artistike, autorë shqiptarë e të huaj, histori, botime enciklopedike, letërsi për fëmijë, fjalorë e metoda për mësimin e shqipes dhe të gjuhëve të huaja, libra utilitarë për profesione të ndryshme, albume e katalogë gjithfarësh, do të shfaqen në këtë ngjarje të rëndësishme të librit shqip. Veç librave nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, do të ekspozohen libra e do të marrin pjesë botues edhe nga Mali i Zi, Bosnja e pakicat e tjera kombëtare të kësaj republike.

Panairi nisën me 25 korrik ndërsa do të mbyllet me 30 korrik.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›