SEX WRESTLER sjell emrat më të njohur të kinematografisë botërore
Emrat më të njohur të kinematografisë botërore prezantohen në Tirana International Film Festival. Ky eveniment për kulturën shqiptare jo vetëm, që ka sjellë larmi në publikun shqiptar të filmave me metrazh të shkrurtër, por ka bërë që të tërheqë vëmendjen e producentëve më të njohur në arënën botërore të filmit, për të realizuar veprat e tyre kinematografike në Shqipëri.SEX WRESTLER është projekti kinematografik, I cili do të realizohet në Shqipëri. Producenti dhe regjisori Alexandre Rockëell ka ardhur në Shqipëri bashkë me Brandon Cole për të realizuar këtë film të rendësishëm. Do të filet për xhuxhat, të cilët shpesh janë të harrur dhe në këtë rast duan të kenë një fillim të ri. Promotori i tyre, i cili ka origjinë shqiptare, e kërkon këtë fillim të ri pikërisht në Shqipëri. I ndihmuar dhe pjesë e stafit dhe Genc Përmeti theksojnë se janë ende në momentin e mbledhjes së informacionit dhe vëzhgimit të terrenit. Është një film interesant që i kushtohet sportit të realingut. Përqëndrohet tek kultura e çmenduar amerikane, e cila në këtë film vjen e ndryshuar komplet, autorët pa ndrojtje e quajnë të deformuar. Xhirimet e filmit pritet të fillojnë në muajt e verës dhe vetëm atëherë do të marë udhë historia SEX WRESTLER.