Afatet sot vendimi per tre te arrestuarit e Gerdecit
Lajmi mbi nisjen e gjykimit te kerkeses se tre te arrestuarve te dosjes Gerdeci u be i ditur nga burime zyrtare te Gjykates se Tiranes. Ato pohuan se nga ana e gjyqtarit Gerd Hoxha i cili eshte kryesues ne trupen qe do te shqyrtoje kerkesen eshte planifikuar diten e sotme nisja e shqyrtimit. Ky shqyrtim gjyqesor behet ne zbatim te vendimi te Gjykates se Apelit te dates 17 dhjetor sipas te cilit aktet e kesaj dosjeje u kthyen per rishqyrtim ne Shkallen e Pare. Por ndonese pritet te nise shqyrtimi gjasat per dhenien e nje vendimi perfundimtar sot mbi lirimin apo jo te tre te pandehurve te Gerdecit jane te pakte. Kjo per shkak se llogaritja e kohes se qendrimit ne paraburgim per tre te pandehurit pa perfshire kohen kur afatet jane pezulluar me vendim te ndermjetem kerkon kohe. Veshtiresia ne llogaritjen e afateve i referohet numrit te madh te seancave te zhvilluara ne gjykimin ne themel te dosjes Gerdeci plot 100 te tilla. Gjithashtu veshtiresi krijon dhe numri i madh i vendimeve te ndermjetme per pezullimin e afateve te paraburgimit te marre nga kryesuesi Ridvan Hado ne keto seanca gjyqesore. Per kete arsye ka gjasa qe sot gjyqtaret te cilet do te shqyrtojne kerkesen per te llogaritur afatet te kerkojne kopje te procesverbaleve dhe materialeve te shqyrtimit gjyqesor te Gerdecit ne themel. Ne baze te ligjit procedurial per tu shprehur me vendim per nje kerkese te tille gjykata ka 5 dite afat nga dita e nisjes se shqyrtimit. Shqyrtimi i kerkeses se Delijorgjit Pinarit dhe Ngjecit per lirim te menjehershem nga paraburgimi ka qe prej muajit korrik te ketij viti duke u endur neper shkallet e Gjyqesorit. Se fundmi nje vendim i Apelit te Tiranes e ktheu ate per rishqyrtim ne Shkallen e Pare. Sipas Apelit numerimi i afateve duhet te behet nga Gjykata e Shkalles se Pare sipas udhezimeve te Gjykates se Larte te dates 3 nentor 2009. Sipas Gjykates se Larte llogaritja e diteve te paraburgimit per Delijorgjin Pinarin e Ngjecin duhet te filloje ne kohen kur dosja Gerdeci ka mberritur per gjykim ne kete gjykate ne mars te vitit 2009.
Armand Bajrami