Parkimi i gabuar bllokohen makinat private te policeve
TIRANE - Drejtori i sapoemeruar i Policise se Tiranes Saimir Mucaj ka firmosur urdhrin e tij te pare ne kete detyre i cili ndalon parkimin e mjeteve private te policeve prane Drejtorise se Qarkut mes Unazes dhe rruges Myslym Shyri. Ne urdhrin e leshuar dy dite me pare i cili ka hyre ne fuqi menjehere Mucaj ngarkon per zbatimin e tij shefat e sektoreve dhe komisariateve te kryeqytetit. Ndersa pergjegjes per kontrollin dhe zbatimin e tij do te jene tre zevendesdrejtoret e Policise se Tiranes. Urdhri i leshuar nga Saimir Mucaj eshte ne zbatim te kerkesave te Kodit Rrugor dhe ka per qellim levizjen e lire te mjeteve kryesisht te policise qe urdherohen per te levizur ne raste ngjarjesh apo emergjencash civile. Shkak per te vendim jane bere konstatimet e deritanishme se ne rrugen Sami Frasheri nga kryqezimi i Drejtorise se Policise se Tiranes me rrugen Myslym Shyri e Bulevardin Gjergj Fishta ka fluks te dendur automjetesh qe shkaktohet edhe nga parkimet e gabuara. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se mjetet qe parkohen ne menyre te gabuar dhe mbi trotuare jane ne perdorim ose ne pronesi te punonjesve te policise dhe kane krijuar pervec problemeve ne trafik edhe nje imazh jo te mire. Per kete arsye drejtori i policise ka urdheruar qe asnje makine e punonjesve te policise te mos parkohet ne aksin e percaktuar ne te kundert do te zbatohet me perpikmeri Kodi Rrugor madje efektivat qe do te kundershtojne largimin e mjetit rrezikojne edhe nisjen e nje procesi disiplinor. Mucaj ka ndare detyrat ne zbatim te ketij urdhri duke angazhuar vec sherbimeve te Komisariatit nr.3 edhe grupin e gatshem te Nderhyrjeve Operacionale.