E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pune e detyruar 3 hajduteve te mitur

TIRANE - Tre te mitur te akuzuar per disa vjedhje ne Tirane denohen me pune te detyruar ne interes publik. Puna qe duhet te kryejne per te shlyer denimin do te percaktohet nga ana e Sherbimit te Proves. Ne perfundim te gjyqit per tre 15-vjecaret Anteo K. Roxher K. dhe Bruno S togat e zeza vendosen deklarimin e tyre fajtor dhe denimin me nga 4 muaj burg. Por per shkak te moshes se mitur te te pandehurit ne baze te nenit 63 te Kodit Penal gjykata urdheron pezullimin e ekzekutimit te denimit te vendimit te mesiperm dhe zevendesimin e tij me detyrimin qe i pandehuri Roxher K. te kryeje nje pune me interes publik prej 60 oresh prane nje organizate apo enti publik qe do te percaktohet nga Sherbimi i Proves Tirane thuhej ne vendim. Ne te njejten forme arsyetohej edhe per dy te pandehurit e tjere. Anteo K. Roxher K. dhe Bruno S. te cilet u deklaruan fajtore per vjedhjet e kryera prej tyre ne nje salle interneti ne kryeqytet ku vidhnin pjese te njesive qendrore te kompjuterave. Pas kallezimit te pronarit te qendres se internetit ata u ndaluan dhe ne polici pranuan vjedhjet e kryera. Kete fakt e kane pranuar edhe te pandehurit Anteo K. Bruno S. dhe Roxher K. dhe se i kane shitur ne nje dyqan ne afersi te shkolles Siri Kodra ne shuma te vogla 500 dhe 1000 leke thuhej ne vendimin e gjykates. ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›