E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosjet pa autor prioritet ne vitin 2011

TIRANE - Drejtori i Policise se Tiranes Saimir Mucaj beri te ditura dje prioritetet e policise per vitin 2011 dhe masat konkrete qe do merren per zbulimin e krimeve. Kreu i policise tha se prioritet do te jene ngjarjet e pazbuluara te mbetura me dosje pa autor. Duke pare arritjet e ketij viti profesionalizmin ndershmerine dhe perkushtimin qe karakterizon Policine e Tiranes tashme eshte krijuar ajo baze e mire per fillimin te mbare te vitit 2011 ku prioritetet e punes tone do te jene ndermarrja e hapave konkrete per te qene nje strukture sa me prane standardeve evropiane rritja e cilesise se sherbimeve policore ne luften kunder krimit te organizuar parandalimi evidentimi dhe zbulimi i ngjarjeve kriminale atyre te pazbuluara kontrollin e territorit dhe rritjen e pranise se sherbimeve ne publik deklaroi Mucaj. Gjithashtu drejtori i Policise se Tiranes deklaroi se mbyllja e ketij viti do te finalizohet me masa ne drejtim te rendit dhe qetesise per naten e nderrimit te viteve qe qytetaret e Tiranes te gjejne prezencen komunikimin garancine dhe ndihmen ne rastet e nevojshme. Mucaj tha se policia e Tiranes e konsideron median si nje partner ne luften ndaj krimit dhe nje faktor te rendesishem qe influencon drejtperdrejt ne rritjen e cilesise se sherbimit policor ne komunitet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›