E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndihme femijeve te policeve te vrare

TIRANE - Ministria e Brendshme organizoi dje nje feste per 247 femijet e policeve te rene ne krye te detyres. Ne kete aktivitet u shperndane vec dhuratave edhe shperblime 10-20 mije leke te reja per femijet e te reneve. Kryeministri Sali Berisha i cili ishte i pranishem ne aktivitet me gjithe bashkeshorten Liri Berisha u premtoi familjareve te policeve te rene mbeshtetjen e qeverise per tu garantuar lehtesirat e nevojshme ne ndertimin e te ardhmes. Ne me asgje nuk mund te zevendesojme te dashurit tuaj por do te bejme gjithcka qe te keni mbeshtetje te plote sic e meritoni. Ky eshte nje detyrim i madh i shoqerise shqiptare ndaj jush ndaj familjeve tuaja u shpreh Berisha. Ndersa ministri i Brendshem Lulzim Basha premtoi bursa te plota studimi nepermjet programit te bursave. Kam kenaqesine tju them se kete vit te gjithe femijet e punonjesve te policise te rene ne krye te detyres qe deshironin te ndiqnin shkollen e larte kane fatin ta ndjekin shkollen e larte universitetin nepermjet programit te bursave te organizuar nga Ministria e Brendshme. tha Basha duke deklaruar se parashikon kredi me interes zero per strehimin e ketyre familjeve qe kane nevoje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›