Prona, regjistrohen 3 raste konfliktesh me të plagosur
10/06/2010 Ngjarjet në Durrës e Berat. Arrestohen 2 shtetas, 2 të tjerë në kërkim
Konflikti për pronësinë e një lokali përdhes ka përfshirë në konflikt dy bashkëfshatarë njëri prej të cilëve ka goditur me hekur në kokë fqinjin, ndërkohë dhe dy grindje të tjera me motive pronësinë janë regjistruar po në Durrës dhe Berat me 2 të lënduar, njëri nga këta me armë zjarri.
Grindjet
Fadil G. 50 vjeç nga periferia e Durrësit është grindur me 60-vjeçarin Sh. M, të cilin e ka qëlluar me levë hekuri. Dëmtimi ka qenë shumë problematik, pasi viktima është ndëshkuar duke u goditur në kafkë. Palët pretendojnë lidhur me pronësinë e të njëjtit lokal të ndërtuar disa vite më parë, por që asnjëra palë nuk ka pronësinë për të. Për çështje pronësie janë grindur edhe dy persona në Sukth, të cilët kanë përdorur edhe armë zjarri. Markljan J. 24 vjeç nga Sukthi dhe Besnik K. 33 vjeç nga Sukthi i Ri akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vrasin shtetasin M. G 23 vjeç nga Sukthi. Të dy këta persona janë shpallur në kërkim, ndërsa i dëmtuari është dërguar në spital dhe sipas burimeve policore ka shpëtuar pa marrë plagë të rënda arme në trup. Dje policia ka ndaluar edhe të riun e quajtur Elton S., pasi 26-vjeçari nga Shkozeti i Durrësit dyshohet si autori i identifikuar i plagosjes së rëndë me dashje të shtetasve N.H dhe E. M ngjarje e ndodhur në mbrëmjen e dy ditëve më parë. Personat e plagosur janë qëlluar me thikë dhe njëri prej tyre vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve. Po kështu një 43-vjeçar nga një fshat i rrethit të Beratit, është ndaluar nga policia pasi ka kanosur me armë zjarri bashkëfshatarin e tij teksa ky i fundit ishte duke dalë nga një lokal në qendër të fshatit. Burime nga uniformat blu të komisariatit Berat bëjnë të ditur se rreth orës 02:00 të pas mesnatës së djeshëm kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Braush XH. banor i fshatit Mbjeshovë të komunës Sinjë 21 km në jug të qytetit të Beratit. Shtetasi 43-vjeçar është arrestuar, pasi ditën e djeshme rreth orës 19:00, ka kanosur me armë zjarri shtetasin Balul S., 32 vjeç, po nga i njëjti fshat, pasi disa orë më parë janë konfliktuar për një problem prone. Ngjarja për të cilën policia ka udhëtuar deri në fshatin Mbjeshovë ka ndodhur për shkak të pronësisë mbi tokën, në fillim dy bashkëfshatarët kanë filluar të grinden me fjalë në ambientet e një lokali në qendër të fshatit Mbjeshovë, më pas sherri ka vazhduar jashtë ambienteve të lokalit, i cili ka degjeneruar me sharje dhe grushte deri dhe me kërcënimin me armë zjarri. Ka qenë 43-vjeçari Braush XH., i cili në nxehje e sipër ka marrë armën e tij që mbante në shtëpi bashkë me fishekët dhe ka rendur drejt kundërshtarit të tij, duke e kërcënuar këtë të fundit me jetën. Banorët e fshatit kanë lajmëruar forcat e policisë për ngjarjen e ndodhur, si dhe kanë kërkuar ndihmën e saj për të ndaluar ndoshta ndodhjen e një tragjedie mes bashkëfshatarëve të tyre. Burimet policore thanë për gazetën se të parët që kanë mundur të shmangin tragjedinë kanë qenë bashkëfshatarët që janë gjendur në momentin e ngjarjes dhe më pas kanë qenë uniformat blu ato që kanë ndërhyrë për zgjidhjen e konfliktit dhe kanë marrë nën hetim 2 autorët.