Pronarët: Toka është shitur brenda kornizave ligjore
Pas publikimit në media të dokumenteve që tregojnë për përfshirjen e Rahman Selmanllari në emrat e pronarëve të tokës në Orikum, zbulohet mënyra se si ky i fundit ka përfituar pronësinë. Pronarët e tjerë të kësaj sipërfaqeje toke që ditët e fundit është shndërruar në arenë përplasjesh të dhunshme, tregojnë se në muajt e parë të vitit 2007 e kanë përfituar pronësinë në bazë të vendimit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
Në fund të muajit prill të po atij viti, menjëherë pas marrjes së dokumenteve të pronësisë, ka kryer aktet noteriale të shitjes së tokës Rahman Selmanllari, i cili njihet si mik i Shkëlzen Berishës. "Kemi gjithë dokumentet e rregullta, kemi gjithçka të faktuar prej dhjetëra dekadash, ne jemi të gatshëm që t‘i përgjigjemi çdo ftese për të vënë në dispozicion dokumentet tona. Jemi shumë të indinjuar që po përflitemi për pronat tona, në një lidhje me Selmanllarin. Ai është shok i ngushtë me nipin tim dhe brenda gjithë kornizave ligjore kemi bërë akt marrëveshjen e shitblerjes. Ne jemi qytetarë të lirë dhe kemi të drejtë të shesim, të blejmë, në bazë të gjithë dispozitave që lejon ligji", ka thënë Sadik Sinanaliaj. Ndërkaq ata kanë konfirmuar dhe një herë që disponojnë të gjitha dokumentet ligjorë që vërtetojnë pronësinë dhe mund të përballen në çdo kohë me pretendimet e ish-punonjësve të NB-së në Orikum, të cilët pretendojnë pronësi.
Mi.Ma.