Pritet heqja e pezullimit nga FIFA
Duket se gjërat kanë fillar të përmirësohen për futbollin shqiptar, pas krizës së krijuar, ku FIFA pezulloi FSHF-në nga akitivitet ndërkombëtare duke i kërkuar që politika shqiptare të mos 'fusë hundët' në futboll. Sot Federata Shqiptare e Futbollit ka nënshkruar statutin në gjykatë. Ka qenë ministri i Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sportit, Ylli Pango ai që ka firmosur.
Pas këtij akti legjislativ, regjistrimi i statutit te FSHF-së në gjykatë, FIFA nesër do të nisë një raport për situatën e krijuar në Shqipëri. Raporti do t'i dërgohet komisionit ekzekutiv të FIFA-s, nga ku pritet që për Federatën Shqiptare të Futbollit të hiqet pezullimi, thane burime te Ministrise se Kultures Rinise dhe Sporteve