E Diel, 1 Nëntor 2026

Falsifikoi testamentin, arrestohet noteri

 

Një noter është arrestuar, me akuzen se ka falsifikuar një testament trashëgimie. Ngjarja deklarohet nga forcat e policisë së Elbasanit.Arrestmi ka ndodhur gjate dites se sotme, nderkohe qe priten hollesi te tjera rreth ceshtjes. Ka ndodhur rralle qe persona me status te tille juridik, te bien ne prangat e policise, ndaj ngjarja ka shkaktuar kuriozitet dhe pritshmeri ne Elbasan.

Sipas te dhenave te para, noteri Selim Beqiri, 57 vjeç është zbuluar nga seksioni kundër krimit ekonomik në drejtorinë e policisë së qarkut të Elbasanit. Sipas hetimeve ai ka falsifikuar një testament trashegimie për një banesë, në emër të qytetarit Pelivan Hysenaj. Përmes falsifikimit të dokumenteve noteri ka ndihmuar personin me iniciale H.H që të perfitonte objektin në fjalë, - thanë burimet e policisë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›