Protesta për ngritjen e uzinës së çelikut ne Laç
Një grup qytetaresh janë tubuar sot ne Laç, në një përpjekje per te ndaluar vendimin per ngritjen e nje uzine per petezimin e çelikut.Sipas korrespodentit të Shekullit në qytet, grupi i qytetareve që ka protestuar në mënyrë paqësore perbehej nga te ardhur prej Laçit, Fushë-Kuqes dhe Mamurrasit. Uzina për petëzimin e çeliqeve në Laç ka filluar të ndërtohet në afërsi të rrugës Laç-Patok, në mes të autostradës dhe qytetit të Laçit nga firma 'Al-Çelik'. Ka dy muaj që bëhen punime dhe firma ka rrethuar 4.5 ha tokë. Sipas organizatoreve te protestes, firma nuk ka marrë ende leje për ngritjen e uzinës nga KRTSH-ja. Ata janë shprehur se do t'i përshkallëzojnë protestat duke bllokuar institucione si Bashkia dhe rrugët automobilistike.