E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rama, mos bej dajen Spiro Koleka, qe vrau inxhinieret"

Akuzat s'kane reshtur, teksa kryeministri Berisha deklaroi se daja e kryetarit te PS, Edi Rama si anetar i Byrose Politike, ka cuar drejt pushkatimit me dhjetera intelektuale te pafajshem. Sipas Berishes, Spiro Koleka daja e Rames ka qene nje intelektual kriminel, duke qene pjese e institucionit te larte komunist. "Por i them zotit Rama se po ben Spiro Koleken, dajen tend, qe ka cuar ne pushkatim me dhjetera inxhiniere me ekspertizat e tij fallco, kur u thua shqiptareve se vetem "Shtylla mund te hetoje, vetem ata qe kane urdheruar varje mund te gjykojne", deklaroi Berisha. Ne kete kuader kryeministri i beri thirrje, kryetarit te PS-se, Rama qe te dilte jashte guaskes se lidhjeve te tij familjare dhe te votonte se bashku me mazhorancen ligjin e dosjeve. "Rama te mos mbaje peng nje opozite, pse eshte i biri i nje anetari te Komitetit Qendror, qe gjithe jeten ia ka kushtuar busteve te diktatorit, te mos mbaje peng nje opozite, pse rrjedh nga Koleka, cili ka qene nje pseudointelektual apo intelektual kriminel, te mos mbaje peng partine e tij, te mos e rreshtoje partine e tij me partine e Milloshevicit apo Sheshelit", tha Berisha.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›